top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
SHBA-ës | ZV.PRESIDENTI JD VENS (VANCE): ÇËSHTJET E IMIGRACIONIT DHE ASIMILIMIT JANË SHKAQET E DHUNËS NË FRANCË; LIBERALËT PERËNDIMORË KANË IMPORTUAR BOTËN E TRETË NË FRANCË.
Uashington, Amerikë | “Problemet e imigracionit dhe asimilimit janë shkaqet themelore të dhunës së vazhdueshme në Francë”. Kështu tha zv.presidenti i ShBA-ës, JD Vens (Vance) për entin mediatik vendor “CBS News”. “Liberalët perëndimorë e kanë importuar Botën e Tretë në Francë dhe vende të tjera, në emër të diversitetit dhe dhembshurisë. Ata injoruan çështje themelore si asimilimi dhe përputhshmëria. Ata u paralajmëruan se do të arrinin deri në këtë pikë, por ata nuk dëgjuan”,
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | KRYEMINISTRI SEBASTIEN LËKRNY (SÉBASTIEN LECORNU): GRUPET E EKSTREMIT TË MAJTË PO ORGANIZOJNË DHUNË NËPËR QYTETE; NUK DO TË FRIKËSOHEMI.
Paris, Francë | “Nuk do të lejojmë veten të na frikësojnë”. Kështu tha kryeministri Sebastien Lëkrny (Sébastien Lecornu) në një mesazh në rrjetin shoqëror Iks (X), duke akuzuar grupet e ekstremit të majtë se kanë organizuar dhunë në disa qytete në Francë. “Kriminelët iu bashkuan atyre për të plaçkitur dhe shkatërruar. Demonstratat paqësore kanë vendin e tyre në Republikën tonë. Zjarrvëniet, plaçkitjet dhe sulmet jo”, - tha kryeministri Lecornu, duke i nxitur bashkëqytetarët t
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | KOMISIONI EVROPIAN: DËNOJMË AKTET E DHUNËS NDAJ INSTITUCIONEVE SHTETËRORE DHE PRONAVE PRIVATE E PUBLIKE NË SHQIPËRI.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri, duke përfshirë zjarrvënien me dashje, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe përgjigja ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe proporcionale. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të
Agjencia Telegrafike Vox
ARABIA SAUDITE | NJË HELIKOPTER U RRËZUA; DY USHTARAKË TË VDEKUR.
Riad, Arabia Saudite | “Dy oficerë të Gardës Kombëtare Saudite u vranë në rrëzimin e një helikopteri zbulues AH-6i në rajonin Najran, të Arabisë Saudite jugore, pranë kufirit me Jemenin”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Arab News”, duke cituar gjeneralin Turki al-Maliki, zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen. Sipas tij, rrëzimi u shkaktua nga një defekt teknik. Megjithatë, rebelët Huthi të Jemenit morën përgjegjësinë për rrëzimin e nj
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | NATO-ja: NJË DRON U ZBULUA NË HAPËSIRËN AJRORE LITUANEZE; DY AVIONË LUFTARAKË ITALIANË NDËRHYNË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Mund të konfirmojmë se këtë mëngjes, dy avionë luftarakë italianë Eurofighter u ngritën në ajër në përgjigje të pranisë së një droni në hapësirën ajrore lituaneze. Avionët operonin nën komandën e NATO-s. Një hetim është duke vazhduar dhe NATO-ja mbetet në kontakt të ngushtë me autoritetet lituaneze. NATO-ja është e gatshme dhe e aftë t'i përgjigjet çdo kërcënimi të mundshëm, 24/7, për të mbrojtur territorin dhe popullsinë tonë”. Kështu u tha
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PALLATI ELIZE: PRESIDENTI EMANUEL MAKRON DO T’I DREJTOHET KOMBIT NË ORËN 20:00.
Paris, Francë | “Presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron) do t'i drejtohet kombit pas protestave. Fjalimi i tij është planifikuar për në orën 20:00”. Kështu njoftoi Pallati Elize. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
KANADA | TË PAKTËN 7 TË VDEKUR NË ZJARR NË NJË BAZË USHTARAKE; SHKAKU ËSHTË ENDE I PANJOHUR; FLAKËT U PËRHAPËN NGA ERËRAT E FORTA.
Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kandasë | “Të paktën shtatë veta u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një shpërthim të ndjekur nga një zjarr në bazën ushtarake kanadeze në Ueinrait (Wainwright), në Albertë”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Global News”, duke cituar disa burime ushtarake. Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:00 sipas orës vendore gjatë një stërvitjeje me armë zjarri, kur plumbat goditën një tubacion ose pus gazi brenda bazës. Nga z. Erton Duka. © Copyrig
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | 1800 VETA U ARRESTUAN GJATË PROTESTAVE; NJË PROTESTUES VDIQ.
Paris, Francë | “Një protestues në Paris u sëmur dhe u dërgua në spital, ku më vonë vdiq”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Bmftv”, duke cituar një raport të policisë sispas të cilit një person vdiq pas një arresti kardiak. Ministri i brendshëm Lorent (Laurent) Nunez njoftoi se numri i subjekteve të arrestuar gjatë protestave është rritur në 1800. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: JEMI DAKORD ME PRESIDENTIN TRAMP (TRUMP); PRESIDENTI ZELENSKI NUK PO MERR PËRGJEGJËSI PËR PAQEN.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia pajtohet plotësisht me presidentin Tramp (Trump) se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nuk dëshiron të marrë përgjegjësi dhe të ndjekë një zgjidhje paqësore të konfliktit”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): RREGULLIMI I MIGRANTËVE MUND TË KETË NDIKIM NË KUFIJ.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm në migrim dhe është e rëndësishme ta pranojmë këtë. Dhe ky ishte edhe toni themelor i të gjithë debatit, nga të gjithë udhëheqësit. Vendimet në lidhje me legalizimin e migrantëve të parregullt bien nën kompetencën kombëtare, por, ashtu si vendimet e tjera kombëtare, ato mund të kenë pasoja ndërkufitare. Për këtë arsye, në epokën e Shengenit, koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë janë me rëndësi të madh
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DO TË ZHVILLOJMË NJË MBUROJË TË RE TREGTARE TË BE-së.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Pas letrës nga presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron) dhe kancelari Fridrish Merc (Friedrich Merz), Bashkimi Evropian do të zhvillojë një instrument të ri për veprim vendimtar, duke kufizuar aksesin në tregun e vetëm, aty ku kjo është në interes të Unionit, shpejt dhe menjëherë”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), në fund të samitit të Bashkimit Evropian. Letra nuk i drejtohet zyrtarisht ndonjë ve
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | ZËDHËNËSJA E SHTËPISË SË BARDHË KEJTI ZAKARIA (KATIE ZACHARIA) U SHKARKUA NGA DETYRA.
Uashington, Amerikë | “Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kejti Zakaria (Katie Zacharia), u shkarkua vetëm pesë ditë pasi mori detyrën”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “New York Times”, duke cituar disa burime. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


