top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
FRANCË | QEVERIA VENDOSI SHTETRRETHIM NË DISA LAGJE TË PARISIT.
Paris, Francë | Në Paris, u vendos shtetrrethim nga ora 23:00 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 6:00 të mëngjesit të ditës së sotme në disa lagje. Masa ka të bëjë konkretisht me Sheshin e Republikës (Place de la République) dhe rrugët që ofrojnë qasje në lagjen Le All (Les Halles) nga jugu. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E NORVEGJISË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI DO TË TAKOHET ME TË DËRGUARIN PRESIDENCIAL TË POSAÇËM TË SHBA-ës STIV UITKOF (STEVE WITKOFF).
Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | “Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pritet të vizitojë Oslon sot për të diskutuar situatën në vendin e tij”. Kështu njoftoi qeveria. Enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane) shkruan se presidenti Zelenski do të takohet me të dërguarin presidencial të posaçëm të ShBA-ës, Stiv Uitkof (Steve Witkoff). “Presidenti Zelenski i ka kërkuar Norvegjisë dhe Finlandës të organizojnë një takim si pjesë e përpjekjeve të va
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): IRANI DHE RUSIA NUK KANË BASHKËPUNUAR KURRË KAQ NGUSHTË.
Teheran, Iran | “Asnjëherë në historinë tonë, Irani dhe Rusia nuk kanë bashkëpunuar kaq ngushtë sa tani”. Kështu tha ministri i jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi) në një postim në rrjetin shqoëror virtual Iks (X), pas bisedimeve në Teheran me homologun rus, Sergei Lavrov. Ata diskutuan mbi Libanin, Palestinën, Ukrainën dhe Jemenin, duke theksuar zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe bërthamor. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: TRAZIRAT NË EVROPË JANË KRIZË SERIOZE; JANË ÇËSHTJE E BRENDSHME E SHTETEVE.
Moskë, Federata Ruse | “Trazirat në Evropë kufizohen me kaosin, por është një çështje e brendshme për vendet e Bashkimit Evropian”. Kështu tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov. “Situata është përhapur tashmë në qytetet e mëdha franceze, po e shohim në Itali dhe po fillon të përhapet edhe në vende të tjera. Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo është një krizë sistemike apo jo-sistemike, por padyshim që është një krizë serioze. Këto janë çrregulli
Agjencia Telegrafike Vox
JEMEN | SULMI I REBELËVE HUTHI NË NJË KAMP USHTARAK QEVERITAR SHKAKTOI 50 TË VDEKUR; ME DHJETËRA TË PLAGOSUR.
Sanë, Jemen | “Rebelët Huthi (të mbështetur nga Irani) sulmuan një kamp ushtarak të forcave qeveritare në Jemenin jugor, duke vrarë të paktën 50 persona”. Kështu thanë dy zyrtarë ushtarakë jemenas. Rebelët Huthi qëlluan me raketa balistike në kampin ushtarak al-Alam në provincën jugore të Shabua-s, në një sulm që plagosi gjithashtu të paktën dy duzina ushtarë. Sulmi ishte një nga më të përgjakshmit në përshkallëzimin e fundit të luftimeve, të cilat filluan muaj më parë ndërsa
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PATI SULME RUSE NË 10 INFRASTRUKTURA ENERGJETIKE; 550 MIJË FAMILJE NË ERRËSIRË.
Kiev, Ukrainë | “Vetëm sonte, më shumë se 10 objekte energjetike u dëmtuan, duke lënë të paktën 550 mijë familje pa energji elektrike. Ekipet e riparimit tashmë po punojnë në vendet e prekura”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski. “Objektet dhe infrastruktura energjetike u shënjestruan përsëri por u godit gjithashtu një klinikë mjekësore, një shkollë, një stacion metroje dhe ndërtesa të zakonshme banimi. Në përgjithësi, rusët lëshuan 16 raketa balistike në një sulm të që
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | KRYEMINISTRI SEBASTIEN LËKRNY (SÉBASTIEN LECORNU): U KAM KËRKUAR PREFEKTËVE TË SHPALLIN ORËT POLICORE.
Paris, Francë | Kryeministri Sebastien Lëkrny (Sébastien Lecornu) njoftoi se u kishte kërkuar prefektëve të dekretonin disa orë policore. Vendimi u mor mes kaosit, shkatërrimit dhe plaçkitjeve që pasuan demonstratat e së shtunës kundër kostos së lartë të jetesës në Paris dhe disa qytete të tjera franceze, përfshirë Marsejën, Lionin dhe Bordonë (Bordeaux). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacion
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | SULMI RUS NË KËNDIN E LOJËRAVE NË KHARKIV LA 6 TË VDEKUR; MES TYRE 3 FËMIJË.
Kiev, Ukrainë | Një sulm me dron rus ka goditur një park në rajonin Kharkiv të Ukrainës verilindore, duke vrarë të paktën gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë. “Fatkeqësisht, numri i të vdekurve pas sulmit rus në Nova Vodolaga është gjashtë, përfshirë tre fëmijë”. Kështu tha guvernatori në platformën shoqërore virtuale “Telegram”, duke raportuar më parë 14 të plagosur. Ministri i Brendshëm ukrainas Ivan Vihivski raportoi po në “Telegram” se disa persona, përfshirë familje me
Agjencia Telegrafike Vox
AUSTRALI | KRYEMINISTRI ENTËNI ELLBËNIZ (ANTHONY ALBANESE): NJË DEPUTETE U TENTUA TË SHTYPEJ ME MAKINË.
Sideni, Australi | “Deputetja federale e pavarur Helen Haines u plagos në një aksident me makinë jashtë zyrës së saj në rajonin rajonal të Victorias. Kryeministri Entëni Ellbëniz (Anthony Albanese) e quajti sulm të synuar”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. Gazetari Eduard Godfrei (Edward Godfrey), raportoi se një punonjës i një berberhaneje aty pranë tha në telefon se disa njerëz e kishin bllokuar shoferin e automjetit SUV pas aksidentit automobilistik dhe se ai kish
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | ZËDHËNËSI I FORCAVE AJRORE UKRAINASE JURI (YURIY) IGNAT: ALEATËT NUK NA PARALAJMËRUAN PËR SULMIN E PARË NDAJ KIEVIT.
Kiev, Ukrainë | “Rusia nisi dy sulme me raketa balistike në kryeqytet gjatë natës, por sulmi i parë erdhi pa paralajmërim nga aleatët e saj”. Kështu tha zëdhënësi i Forcave Ajrore Ukrainase, Juri (Yuriy) Ignat, i cituar nga enti mediatik vendor “Rbc”, duke krahasuar sulmet e mbrëmshme me ato të së martës së kaluar. Sipas tij, raketat balistike “Iskander-M” dhe “S-400” u përdorën dy herë; në orën 23:00 dhe në orën 3:00 të mëngjesit. Herën e parë, nuk u mor asnjë paralajmërim d
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | MINISTRI I BRENDSHËM LORENT (LAURENT) NUNEZ: NË DISA QYTETE KEMI HUMBUR KONTROLLIN; NA MUNGOI LARGPAMËSIA NË PËRGATITJE.
Paris, Francë | Ministri i brendshëm Lorent (Laurent) Nunez pranoi se policia kishte humbur kontrollin në disa qytete gjatë demonstratave të dhunshme që shpërthyen në të gjithë vendin gjatë fundjavës. Ai foli për një mungesë largpamësie në përgatitje dhe njoftoi se i kishte paraqitur dorëheqjen presidentit Emanuel Makron (Emmanuel Macron), sepse ndihej përgjegjës për gjithçka që ndodhi. Presidenti Makron (Macron) nuk e pranoi dorëheqjen e tij. Nga z. Erton Duka. © Copyright |
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRIA E JASHTME: MINISTRI I JASHTËM RUS SERGEI LAVROV DO TË VIZITOJË TEHERANIN TË HËNËN.
Teheran, Iran | “Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do të vizitojë Teheranin, të hënën, ku do të zhvillojë konsultime me zyrtarë iranianë dhe do të synojë të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe”. Kështu njoftoi Ministria e Jashtme iraniane, e cituar nga entet mediatike ndërkombëtare. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


