top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
ARGJENTINË | MINISTRI I EKONOMISË LUIS KAPUTO (CAPUTO): JAPONIA RIHAPI TREGUN PËR MISHIN E VIÇIT ARGJENTINAS PAS 20 VITESH.
Buenos Aires, Argjentinë | “Pas 20 vitesh, Japonia ka rihapur tregun e saj për mishin e viçit argjentinas”. Kështu njoftoi ministri argjentinas i ekonomisë, Luis Kaputo (Caputo), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke e quajtur aktin një marrëveshje historike të arritur pas negociatave të nisura në vitin 2024 nga autoritetet argjentinase. Japonia importon mbi 3 miliardë dollarë mish viçi me cilësi të lartë nga e gjithë bota çdo vit. Kjo hapje, krijon mundësi të reja për pr
Agjencia Telegrafike Vox
SALVADOR | ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME DO TË MBAHEN MË 28 SHKURT 2027; MANDATI I PRESIDENTIT DO TË JETË 6 VJET; MANDATI I DEPUTETIT DO TË JETË 3 VJET.
Qyteti i Salvadorit, Salvador | “Gjykata Supreme Zgjedhore (TES) e Salvadorit shpalli zyrtarisht zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur presidentin dhe nënkryetarin e Republikës, anëtarët e Parlamentit dhe këshilltarët e qytetit. Dekreti u miratua unanimisht nga TES-i”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. Në total, do të jenë 582 pozicione të zgjedhura për t’u kapur. Presidenti dhe nënkryetari i zgjedhur do të shërbejnë për një mandat gjashtëvjeçar; nga 1 qershori 202
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PARTIA KOMUNISTE KA FRIKË NGA SHTYPI I LIRË; GAZETARI I PAVARUR HENRI KONSTANTIN (HENRY CONSTANTÍN) FERREIRO U ARRESTUA NGA SIGURIMI I SHTETIT.
Havanë, Kubë | Gazetari i pavarur Henri Konstantin (Henry Constantín) Ferreiro, drejtor i entit mediatik dixhital “La Hora de Cuba” (Ora e Kubës), është në paraburgim në burgun e sigurisë maksimale “Kilo 7”, në Kamauëi (Camagüey), në pjesën qendrore-lindore të vendit. Ai u arrestua më 16 shtator dhe u transferua në burg më 24 shtator. Sipas Reporterëve pa Kufij (RSF), ai akuzohet për mosbindje për mosparaqitje në një thirrje nga autoritetet, një akuzë që ai e mohon. RSF-ja ka
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | QEVERIA RIFILLOI PUNIMET NË SUPER-BURGUN RENASER.
Bogotë, Kolumbi | Qeveria kolumbiane ka rinisur ndërtimin e burgut Renaser (Renacer) në departamentin verior të Magdalenës. Burgu do të strehojë të burgosurit më të rrezikshëm dhe është projektuar sipas modelit të Qendrës për Kufizimin e Terrorizmit (CECOT) të Salvadorit. Objekti, me një kapacitet prej 1974 vendesh, është tashmë afërsisht 88% i përfunduar dhe qeveria synon ta përfundojë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërtimi filloi gjatë administratës së ish-presidentit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: PARALAJMËRIMI PËR KALININGRADIN NUK ISHTE NJË DEKLARATË KONFRONTUESE.
Moskë, Federata Ruse | “Paralajmërimi i Rusisë drejtuar NATO-s në lidhje me reagimin e mundshëm të Moskës me arsenalin e saj të plotë në rast të përpjekjeve për të bllokuar Kaliningradin nuk duhet të interpretohet si një deklaratë konfrontuese”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KORPUSI I GARDËS REVOLUCIONARE: TËRHEQJA E FORCAVE AMERIKANE NGA IRAKU ËSHTË NJË FITORE HISTORIKE.
Teheran, Iran | Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC) i Republikës Islamike të Iranit e ka quajtur tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku fqinj, të cilat ishin vendosur për më shumë se një dhjetëvjeçari për të luftuar grupin e Shtetit Islamik, një fitore historike. “Dëbimi i Shteteve të Bashkuara nga Iraku është fryt i vendosmërisë së palëkundur të këtij kombi krenar për të mbrojtur pavarësinë e tij”, - tha Garda Revolucionare, e cila është në luftë me Shtetet e Bashkuara të
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KRYEMINISTRI IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU: INFORMUAM LONDRËN PËR NJË SULM TË AFËRT TË PLANIFIKUAR NGA IRANI; LONDRA NA E SHPËRBLEU DUKE VENDOSUR SANKSIONE NDAJ NESH.
Uashington, Amerikë | Në një intervistë me entin mediatik vendor Faks Njuz (Fox News), kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu pohoi se Izraeli e kishte paralajmëruar Britaninë e Madhe për një sulm terrorist të sponsorizuar nga Irani, përpara komplotit të dyshuar të kohëve të fundit kundër një baze ajrore të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF). “Të nesërmen ata vendosën sanksione ndaj nesh”, tha kryeministri Netanjahu. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | NJË DRON RUS GODITI NJË SHKOLLË NË KIEV.
Kiev, Ukrainë | “Një dron rus goditi një ndërtesë shkolle në lagjen Solomianski të Kievit, duke shkaktuar një zjarr. Në kohën e përplasjes, fëmijët ndodheshin në një strehë kundër sulmeve ajrore”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Ukrainska Pravda”, duke cituar kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko (Klitschko). “Fëmijët ishin në strehë. Shërbimet e emergjencës janë duke shkuar në vendngjarje”, - tha kryetari i bashkisë, duke shtuar se mbeturinat e dronit dëmtuan g
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | UDHËHEQËSI I OPOZITËS RUSE NË MËRGIM GERI (GARRY) KASPAROV: SHËRBIMET INTELIGJENTE MË PARALAJMËRUAN SE DUAN TË MË VRASIN.
Uashington, Amerikë | “Jeta ime është në rrezik”. Kështu tha udhëheqësi i opozitës ruse në mërgim dhe ish-kampioni i shahut, Geri (Garry) Kasparov, duke shtuar se ishte paralajmëruar nga shërbimet e inteligjencës lituaneze dhe amerikane. “Lajmi se, së bashku me bashkëpunëtorin tim të hershëm dhe bashkëthemeluesin e ‘Forumit të Rusisë së Lirë”, Ivan Tiutrin (Tyutrin), jemi vendosur në një listë për vrasje nuk më vjen si surprizë, por është gjithsesi një tronditje”, tha udhëheq
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | MBI 600 VETA TË ARRESTUAR NË PROTESTAT STUDENTORE; 85 PUNONJËS POLICIE TË PLAGOSUR.
Paris, Francë | Sipas ministrit të brendshëm Loran Nunjez (Laurent Nunez), u kryen 625 arrestime si pjesë e bllokadave dhe protestave studentore në Francë. Në një qarkore dërguar prefektëve, ministri denoncoi një klimë të papranueshme dhune, veçanërisht kundër zbatimit të ligjit. Tetëdhjetë e pesë punonjës policie dhe xhandarë thuhet se u plagosën, rreth njëqind më shumë që nga demonstratat e para të premten e kaluar. Në një mesazh të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM): KA TREGUES TË FORTË PËR ROLIN E IRANIT NË INCIDENTIN E RAF-it.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Ekzistojnë indikacione të forta se Irani luajti një rol në rastin e pesë britanikëve të arrestuar në lidhje me kërcënimin e dyshuar kundër bazës RAF Fairford në Anglinë jugore, e përdorur gjithashtu nga bombarduesit amerikanë të përfshirë në luftën kundër Teheranit”. Kështu tha kryeministri Endi Bërnem (Andy Burnham) gjatë një fjalimi për entet mediatike në fund të konferencës së Partisë së Punës (Laburiste) në Livërpull (Liverpool). Nga z. Ert
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: BËJ THIRRJE PËR ZGJIDHJE TË FORTA PËR TË MBROJTUR KUFIJTË TANË TË PËRBASHKËT.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | Presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron) shprehu solidaritetin e Francës me Spanjën mbi krizën e emigrantëve në Keutë (Ceuta), pas mbërritjes së 80 mijë njerëzve në fund të mujait korrik, përfshirë të paktën 10 mijë ende në enklavë. Ai gjithashtu theksoi nevojën për të forcuar mbrojtjen e kufijve të përbashkët të Evropës. “Ne ndajmë të njëjtin angazhim për të gjetur një ekuilibër midis përgjegjësisë dhe solidaritetit, i cili rregullon zbatimin
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


