top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
BREGU PERËNDIMOR | MBI 3000 PALESTINEZË JANË ZHVENDOSUR NGA HEBRONI PAS OPERACIONIT USHTARAK IZRAELIT.
Bregu Perëndimor | “Më shumë se 3000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të një operacioni ushtarak izraelit në Hebron, i nisur pas një sulmi të përgjakshëm nga persona të armatosur palestinezë javën e kaluar”. Kështu njoftuan autoritetet e qytetit. “3189 veta (përfshirë më shumë se 200 të porsalindur) ishin zhvendosur nga operacioni, i cili filloi të shtunën”. Kështu njoftoi Bashkia e Hebronit, qyteti më i madh në Bregun Perëndimor të pushtuar. Nga
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | DEMOKRATËT: BEATRIS (BEATRICE) KEUL AKUZON PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËR PËRDHUNIM TË KRYER NË VITIN 1993.
Uashington, Amerikë | “Demokratët në Komitetin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve kanë botuar një dëshmi tronditëse, në të cilën një grua akuzon presidentin danlld Tramp (Donald Trump) se e ka përdhunuar brutalisht në vitin 1993”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Huffington Post”, duke theksuar se viktima, Beatris (Beatrice) Keul, i tha Komisionit se presidenti Tramp (Trump) e përdhunoi në një dhomë në Hotel Plaza, në “Atlantic City”, në pronësi të tij, në vitin 1993. I
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MË SHUMË SE 7.3 MILIONË VOTUES PRITET TË VOTOJNË NESËR PËR TË ZGJEDHUR PARLAMENTIN E RI.
Jeruzalem, Izrael | Qendrat e votimit për formimin e Parlamentit (Kneset) të 26-të do të hapen nesër në mëngjes për afërsisht 7.331 milionë izraelitë që kanë të drejtë vote. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes sipas orës vendore (6:00 e mëngjesit deri në orën 21:00, sipas orës shqiptare). Në garën zgjedhore janë 36 parti, nga të cilat vetëm 13 po gjurmohen në sondazhe sepse tejkalojnë pragun prej 3.25%. Sondazhet e da
Agjencia Telegrafike Vox
KONFEDERATA E ZVICRËS | NJË KOMISION I OKB-së AKUZON IZRAELIN PËR SHFAROSJE NË BREGUN PERËNDIMOR.
Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Një komision hetimor ndërkombëtar i emëruar nga OKB-ja ka akuzuar Izraelin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, përfshirë shfarosjen, ndërsa vazhdon të mbajë akuzat për gjenocid në Gazë. Në një raport të ri, komisioni arrin në përfundimin se autoritetet dhe forcat izraelite kanë kryer krime kundër njerëzimit në Bregun Perëndimor, duke përfshirë shfarosjen, torturën, përdhunimin dhe forma të tjera
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | MINISTRI ITALIAN I MBROJTJES GUIDO KROSTEO (CROSETTO): QËNDRIMI I ITALISË NDAJ UKRAINËS NUK MUND TË NDRYSHOJË.
Paris, Francë | “Qëndrimi i Italisë ndaj Ukrainës nuk mund të ndryshojë. Është një angazhim që e kemi marrë në nivel ndërkombëtar, evropian dhe të NATO-s. Ne e konsiderojmë atë që po ndodh në Ukrainë si shumë të rrezikshme për sigurinë e Evropës dhe për këtë arsye e dimë se ndihma për Ukrainën nuk është ndihmë për një komb të tretë, por ndihmë për të ardhmen tonë, për sigurinë tonë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me maksimumin e aftësive tona”. Kështu tha ministri italia
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: ARMËPUSHIMI NË OLESHKI MUND TË KRIJOJË PRECEDENT PËR NISMA TË TJERA TË NGJASHME.
Moskë, Federata Ruse | “Armëpushimi humanitar i rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës për qytetin Oleshki mund të vendosë një precedent për nisma të tjera të ngjashme”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”. “Për arsye humanitare, absolutisht po, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë, shumë pozitive dhe të koordinuar të palës amerikane, negociatorëve amerikanë dhe zonjës së parë të Sh
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KREU I PARTISË “YISRAEL BEYTENU” AVIGDOR LIBERMAN: I DËRGOVA LETËR PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM; KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU TË HETOHET PËR TRADHTI.
Jeruzalem, Izrael | Kreu i partisë “Yisrael Beytenu”, Avigdor Liberman, kumtoi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) se i shkroi një letër prokurorit të përgjithshëm Izraelit, Gali Baharav-Miara, duke kërkuar një hetim penal kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu për tradhti pas raportimeve se ai është gati të rihapë armiqësitë me Iranin. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: PËRSHËNDES FITOREN ZGJEDHORE TË KANDIDATIT TË MAJTË LUIZ INACIO LULA DA SILVA.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Rroftë demokracia, populli brazilian ka fituar. Urime, president Lula”. Kështu shkroi presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum duke përshëndetur rizgjedhjen e kandidatit të majtë presidencial Luiz Inacio Lula da Silva si president i Brazilit menjëherë pasi Gjykata Supreme Zgjedhore (TES) e bëri zyrtare. Kandidati Lula fitoi rizgjedhjen me 51.78% të votave, të barabarta me 64.1 milion vota, duke mposhtur senatorin e djathtë
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | KANDIDATI I DJATHTË PRESIDENCIAL FLAVIO BOLSONARO: NUK I NJOH REZULTATET E ZGJEDHJEVE; DUHET TË ANULOHEN.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | “Është e pamundur të njihet rezultati i këtij votimi në këto kushte. Do të kërkoj që votimi të anulohet”. Kështu tha kandidati presidencial Flavio Bolsonaro në fjalimin e tij të parë pas humbjes në balotazh. “Për herë të parë në historinë braziliane, një gjyqtar ka zgjatur procesin e votimit dhe ka ndryshuar rregullat në proces. Ajo që ka ndodhur është e pashpjegueshme”, - tha ai. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafik
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | LUIZ INACIO LULA DA SILVA FITOI ZGJEDHJET.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | “Lula fitoi zgjedhjet e balotazhit ndaj Flavio Bolsonaros dhe u zgjodh president i Brazilit”. Kështu kumtoi projeksioni Datafolha, i cili tradicionalisht shpall fituesin përpara të dhënave zyrtare. Gjatë periudhës së regjimit stalinist ai ka studiuar në ish-Shkollën e Partisë në Tiranë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DEMOKRACIA DHE MULTILATERALIZMI FITUAN NË BRAZIL.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Demokracia dhe multilateralizmi kanë fituar në Brazil”. Kështu shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). “Partneriteti midis Evropës dhe Brazilit po lulëzon. Ne do të qëndrojmë në anën tuaj për vite me radhë. Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë ngushtë për tregti të lirë dhe të hapur. Për një rend botëror të bazuar në rregulla. Dhe për qëllime ambicioze klimatike”, kumtoi pre
Agjencia Telegrafike Vox
SERBI | ISH-PRESIDENTI ALEKSANDAR VUÇIÇ: I HUMBËM ZGJEDHJET.
Beograd, Serbi | “Partia ime ‘Serbia e Bashkuar’ i humbi zgjedhjet”. Kështu tha ish-presidenti Aleksandar Vuçiç drejtpërdrejt në entin mediatik “RTS”. Partia e tij “Serbia e Bashkuar” do të ketë midis 100 dhe 105 vende. Partia e Studentëve do të ketë 130 vende. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


