top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
IZRAEL | I DËRGUARI PRESIDENCIAL XHERËD KASHNËR (JARED KUSHNER): TAKIM SHUMË I PËRZEMËRT ME HAMASIN; THANË GJËRAT E DUHURA; DO T’U JAPIM MUNDËSINË TË DEMONSTROJNË PUNËN E TYRE.
Jeruzalem, Izrael | “Hamasi tha gjërat e duhura, por padyshim është shumë, shumë e vështirë t'i besosh një organizate terroriste që kreu këto mizori të tmerrshme”. Kështu tha z. Xherëd Kashnër (Jared Kushner), i cili është i dërguari i presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), në një intervistë me entin mediatik Faks Njuz (Fox News) nga Jeruzalemi, ku po zhvillon një sërë bisedimesh. “Patëm një takim shumë të përzemërt dhe ata thanë gjërat e duhura. Pra, ne do t'u japim atyre
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | PARTIA E POLITIKANIT NAJXHËLL FARAZH (NIGEL FARAGE) DËSHIRON TË PËRJASHTOJË TË GJITHË TË HUAJT NGA PËRFITIMET E MBRETËRISË SË BASHKUAR.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Partia e politikanit Najxhëll Farazh (Nigel Farage), e ndihmuar nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), “Reform UK”, ka njoftuar planet për të futur një ndalim për shtetasit e huaj që të përfitojnë shumicën e përfitimeve publike në Mbretërinë e Bashkuar nëse fiton zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vitin 2029. Një qeveri e udhëhequr nga politikani Najxhëll Farazh (Nigel Farage) do t’u hiqte gjithashtu qytetarëve të Bashkimit Evropian me
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | GJYKATA SUPREME: MBËSHTESIM PËRJASHTIMIN E PARTISË OPOZITARE JABLLAKA (YABLOKO) NGA ZGJEDHJET.
Moskë, Federata Ruse | Gjykata Supreme e Rusisë hodhi poshtë sot ankesën e paraqitur nga partia opozitare Jabllaka (Yabloko), e cila kundërshton hapur ndërhyrjen e armatosur në Ukrainë, kundër përjashtimit të saj nga zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm. “Partia ka njoftuar se do të paraqesë një apel të ri në Presidiumin e Gjykatës Supreme”. Kështu tha avokati i saj, Gadzhi Aliev (Aliyev), për agjencinë vendore të lajmeve “Tass”. “Disa dhjetëra mbështetës të partisë o
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: HAPI I PARË NË RINDËRTIMIN E RRIPIT TË GAZËS TË JETË DORËZIMI I ARMËVE TË HAMASIT KOMANDANTIT TË FORCËS NDËRKOMBËTARE TË STABILIZIMIT PËR GAZËN.
Jeruzalem, Izrael | “Izraeli nuk beson se Hamasi do të dorëzojë armët, amerikanët pretendojnë se besojnë se kjo mund të ndodhë”. Kështu tha një burim për entin mediatik vendor “Channel 12”. “Ne i treguam Kashnërit (Kushner) se si, gjatë kësaj periudhe, nuk ka pasur asnjë proces të vërtetë të çarmatosjes së Hamasit. Ne gjithashtu i treguam atij informacion mbi financimin turk të Hamasit”, tha burimi. Gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bordit të Paqes dhe të dërguarin e ShBA-ë
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | MINISTRIA E MBROJTJES: BOMBARDUAM PËRSËRI PORTET UKRAINASE TË ODESËS DHE IZMAILIT.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia rifilloi mbrëmë bombardimet e porteve ukrainase të Odesës, në Detin e Zi, dhe Izmail, në Danub, përgjatë kufirit me Rumaninë”. Kështu raportoi ministria ruse e Mbrojtjes, sipas së cilës një anije me motor siluruese e klasit “Tarantul” dhe një qendër logjistike e Nova Poçta, spedicionerit më të madh privat të mallrave në vend, objektet e së cilës janë shënjestruar disa herë në javët e fundit, u goditën në Odesë. Në Izmail, u vunë në shënjestër një
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRIA E JASHTME: U ARRIT MARRËVESHJE ME OMANIN PËR HARTËN E RRUGËS NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Teheran, Iran | “Është arritur një marrëveshje në lidhje me hartën e rrugës së tranzitit”. Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei. Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por raportet e mëparshme sugjeruan se marrëveshja do të rihapte ngushticën, duke lejuar anijet të hyjnë nëpërmjet një rruge afër Iranit dhe të dalin pranë Omanit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacioni
Agjencia Telegrafike Vox
KONGO | SHPËRTHIMI I EBOLËS SHKAKTOI MBI 2300 VDEKJE.
Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos | “Shpërthimi i Ebolës që ka përfshirë Republikën Demokratike të Kongos (RDK) është bërë më vdekjeprurësi në historinë e vendit, me më shumë se 2300 vdekje të regjistruara”. Kështu raportuan autoritetet vendore. Sipas këtyre të dhënave, shpërthimi aktual ka shkaktuar 2325 vdekje nga 4945 raste të pohuara, duke tejkaluar epideminë e viteve 2018-2020 në lindje të Kongos, e cila shkaktoi 2299 vdekje nga 3381 raste të pohuara. Nga z. Erton
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: KRYETARI I BASHKISË SË JORKUT TË RI ZOHRAN MAMDANI ËSHTË ARMIK I IZRAELIT SË BASHKU ME PRESIDENTIN ERDOGAN DHE TË TJERË.
Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu dhe partia Likud e quajtën kryetarin e Bashkisë së Jorkut të Ri Zohran Mamdani, armik të Izraelit, së bashku me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, udhëheqësin suprem iranian Moxhtaba (Mojtaba) dhe udhëheqësin e organizatës terroriste Hezbollah, Naim Kasem (Qassem). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | ADMINISTRATA AMERIKANE HAPI KANAL TË FSHEHTË KOMUNIKIMI ME GARDËN REVOLUCIONARE ISLAMIKE NË MUAJIN MAJ.
Uashington, Amerikë | “Administrata Tramp (Trump) krijoi një kanal sekret në mesin e majit me Komandantin e Gardës Revolucionare Iraniane, Ahmad Vahidi, nëpërmjet presidentit të Kurdistanit Irakian, Neçirvan (Nechirvan) Barzani”. Kështu raportoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke cituar tre burime me njohuri të drejtpërdrejta për çështjen. Në mesin e majit, negociatorët amerikanë që përpiqeshin të arrinin një marrëveshje me Iranin
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | ZËDHËNËSI I NATO-s KOLONELI MARTIN O’DONËLL (O’DONNELL): DRONI I RRËZUAR NË RUMANI DUKET SE ËSHTË RUS.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Droni i rrëzuar sot nga një avion luftarak ‘F-18’ i NATO-s pasi shkeli hapësirën ajrore rumune duket të jetë rus”. Kështu tha zëdhënës i selisë ushtarake të NATO-s, koloneli i ushtrisë amerikane Martin O’Donëll (O’Donnell), i cituar nga agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters). “Detajet e mëtejshme të incidentit të së dielës janë ende nën hetim, por droni duket se është rus”, tha O’Donëll (O’Donnell). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agj
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KOMANDANTI I USHTRISË AMIR HATAMI: 30 MIJË DOLLARË ($) PËR KËDO QË KAP OSE VRET NJË USHTAR AMERIKAN.
Teheran, Iran | Irani vendosi shpërblim për kokat e ushtarëve amerikanë. “Çdo forcë iraniane që arrin të kapë ose vrasë një agresor amerikan do të marrë një shpërblim prej 30 mijë dollarësh ($)”. Kështu tha komandanti i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Fars”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MAROK | AUTORITETET E SIGURISË BLLOKUAN QINDRA NJERËZ TË SHKONIN NË KEUTË (CEUTA).
Rabat, Marok | “Forcat marokene të sigurisë bllokuan sot një përpjekje të qindra emigrantëve, kryesisht afrikanë subsaharianë, për të arritur në enklavën spanjolle të Keutës në mënyrë të parregullt”. Kështu raportuan burime pranë autoriteteve të sigurisë në Rabat, të cituara nga agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


