MBRETËRIA E BELGJIKËS | ZËDHËNËSI I NATO-s KOLONELI MARTIN O’DONËLL (O’DONNELL): DRONI I RRËZUAR NË RUMANI DUKET SE ËSHTË RUS.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Droni i rrëzuar sot nga një avion luftarak ‘F-18’ i NATO-s pasi shkeli hapësirën ajrore rumune duket të jetë rus”.
Kështu tha zëdhënës i selisë ushtarake të NATO-s, koloneli i ushtrisë amerikane Martin O’Donëll (O’Donnell), i cituar nga agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters).
“Detajet e mëtejshme të incidentit të së dielës janë ende nën hetim, por droni duket se është rus”, tha O’Donëll (O’Donnell).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments