FEDERATA RUSE | MINISTRIA E MBROJTJES: BOMBARDUAM PËRSËRI PORTET UKRAINASE TË ODESËS DHE IZMAILIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 53 minutes ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Rusia rifilloi mbrëmë bombardimet e porteve ukrainase të Odesës, në Detin e Zi, dhe Izmail, në Danub, përgjatë kufirit me Rumaninë”.
Kështu raportoi ministria ruse e Mbrojtjes, sipas së cilës një anije me motor siluruese e klasit “Tarantul” dhe një qendër logjistike e Nova Poçta, spedicionerit më të madh privat të mallrave në vend, objektet e së cilës janë shënjestruar disa herë në javët e fundit, u goditën në Odesë.
Në Izmail, u vunë në shënjestër një terminal ankorimi për shkarkimin e anijeve me ngarkesa ushtarake, hangarë me pajisje ushtarake perëndimore, si dhe depo për anije pa pilot.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments