IRAN | MINISTRIA E JASHTME: U ARRIT MARRËVESHJE ME OMANIN PËR HARTËN E RRUGËS NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.

Teheran, Iran | “Është arritur një marrëveshje në lidhje me hartën e rrugës së tranzitit”.
Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por raportet e mëparshme sugjeruan se marrëveshja do të rihapte ngushticën, duke lejuar anijet të hyjnë nëpërmjet një rruge afër Iranit dhe të dalin pranë Omanit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments