top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
MBRETËRIA E BELGJIKËS | NATO: GATI PËR T'U PËRBALLUR ME ÇDO KËRCËNIM NGA IRANI.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Siç u demonstrua më parë këtë vit, kur mbrojtja ajrore e NATO-s interceptoi me sukses raketat balistike të drejtuara nga Irani drejt Turqisë në katër raste të ndara, aftësia jonë parandaluese dhe mbrojtëse është e fuqishme dhe efektive. NATO-ja është e gatshme të përballet me çdo kërcënim dhe do të bëjë gjithmonë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”. Kështu thotë një zyrtar i NATO-s. Nga z. Erton Duka. © Copyright
Agjencia Telegrafike Vox
IRANI PO VLERËSON GODITJEN E OBJEKTIVAVE USHTARAKE AMERIKANE NË EVROPË NË RAST TË NJË PËRSHKALLËZIMI ME SHBA-ës.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Irani ka shqyrtuar sulmin ndaj objektivave ushtarake amerikane në Evropën Jugore dhe Juglindore nëse Presidenti Donald Trump vendos të përshkallëzojë konfliktin”. Kështu raportoi enti mediatik britanik “Financial Times” (Kohërat Financiare), duke cituar dy subjekte të afërt me regjimin e Teheranit. Sipas burimeve të gazetës, forcat iraniane kanë shqyrtuar sulme të mundshme ndaj aseteve amerikane në vende si Bullgaria, e cila muajin e kaluar aut
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA QENDRORE AFRIKANE | TË PAKTËN 100 TË VDEKUR NGA SHEMBJA E NJË MINIERE ARI.
Buar (Bouar), Republika Qendrore Afrikane | “Të paktën 100 persona kanë vdekur në një rrëshqitje toke në një minierë të paligjshme ari në Republikën Qendrore Afrikane perëndimore, pranë kufirit me Kamerunin”. Kështu raportoi agjencia franceze e lajmeve “Afp”, duke cituar burime vendore. Tragjedia ndodhi dje rreth orës 14:00 sipas orës vendore (17:00 GMT) në minierën artizanale të arit të Zamboies (Zamboyé), rreth 50 kilometra nga qyteti Babua (Baboua) i Afrikës Qendrore. Oper
Agjencia Telegrafike Vox
PORTUGALI | U SHPALL “LIGJI I FEREXHESË”; GRAVE U NDALOHET TË MBULOJNË FYTYRËN; KY LIGJ I JEP FUND DISKRIMINIMIT NDAJ GRAVE.
Lisbonë, Portugali | Presidenti Antonio Jose Seguro nënshkroi të martën ligjin e ashtuquajtur “Ligjin e Ferexhesë”, i cili u ndalon njerëzve të ecin nëpër hapësira publike me fytyrat e mbuluara. Parlamenti portugez e miratoi ligjin më 17 korrik me votat pro të partive qeverisëse (PSD dhe CDS), Nismës Liberale dhe Chega-s, partisë së ekstremit të djathtë që hartoi draftin e parë, i cili më vonë u ndryshua për të shmangur rreziqet e jokushtetutshmërisë, veçanërisht në lidhje me
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | BURSA E JORKUT TË RI: ÇMIMI I NAFTËS WTI SHKOI NË 84.54 $; ÇMIMI I NAFTËS BRENT SHKOI NË 90.69 $.
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Çmimi i naftës ra në Bursën e Jorkut të Ri pavarësisht pasigurisë mbi negociatat midis ShBA-ës dhe Iranit. Çmimi i naftës WTI (indeksi amerikan i naftës), ra me 0.47%, duke shkuar në 84.54 $. Çmimi i naftës Brent (indeksi ndërkombëtar i naftës), ra me 0.36%, duke shkuar në 90.69 $. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PARLAMENTI MIRATOI EMËRIMIN E MINSITRIT TË RI TË JASHTËM DHE ATIJ TË MBROJTJES.
Kiev, Ukrainë | “Parlamenti miratoi emërimet e z. Andri Sibiha (Andrii Sybiha) si ministër i Jashtëm i Ukrainës dhe të z. Jevheni (Yevhenii) Khmara si ministër i Mbrojtjes, me propozim të presidentit Volodimir Zelenski”. Kështu raportoi enti mediatik britanik “The Guardian” (Rojtari). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | OPERACION ANTIKORRUPSION KUNDËR NJË GRUPI TË LIDHUR ME DEPUTETËT DHE STAFIN E PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI.
Kiev, Ukrainë | “Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës ka njoftuar një operacion kundër një organizate kriminale që thuhet se drejtohet nga një deputet në detyrë dhe një ish-deputet dhe që përfshin zyrtarë të lartë në zyrën e presidentit Volodimir Zelenski”. Kështu raportoi enti meditik vendor “Kyiv Independent”, duke shtuar se NABU-ja është e angazhuar në një operacion special për të ekspozuar një organizatë kriminale dhe se detaje të mëtejshme do të dalin n
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E BANKËS QENDRORE EVROPIANE KRISTIN (CHRISTINE) LAGARDE: EKONOMIA EVROPIANE PO MBAN; HIQNI BARRIERAT KOMBËTARE PËR BIZNESET DHE BURSAT.
Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | “Evropa, modeli i rritjes së së cilës pas luftës, i bazuar në eksport, po shkatërrohet, pas një rritjeje prej 1.5% në vitin 2025, vazhdoi të rritet në vitin 2026 pavarësisht shokut energjetik falë kërkesës së brendshme. Ky mund të bëhet një motor i përhershëm rritjeje duke hequr barrierat kombëtare në tregjet e kapitalit, siç po bëhet urgjentisht, dhe për madhësinë e bizneseve”. Kështu tha presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Kristin
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | NJË DRON RUS SULMOI ZAPORIZHIAN; NJË I VRARË + 6 TË PLAGOSUR.
Kiev, Ukrainë | “Forcat ruse nisën një sulm me dron në Zaporizhia, duke vrarë një person dhe duke plagosur gjashtë të tjerë”. Kështu njoftoi kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhzhisë, Ivan Fedorov, i cituar nga Agjencia Ukrainase e Pavarur e Lajmeve (Ukrainian Independent Information Agency). Ndërtesa banimi dhe jo-banimi u dëmtuan. Një zjarr shpërtheu gjithashtu në vendin e sulmeve. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botë
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRIA E JASHTME: MOHOJMË KATEGORIKISHT LËSHIMIN E RAKETAVE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE.
Teheran, Iran | “Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Esmail Baghaei, mohoi se Teherani ishte përgjegjës për sulmin e sotëm me raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai hodhi poshtë kategorikisht akuzat e Emirateve të Bashkuara Arabe se Irani qëlloi me raketa vendin e tyre, duke shprehur keqardhje për akuzat e bëra ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe duke e quajtur një sjellje të tillë në kundërshtim me parimin e fqinjësisë së mirë dhe të dëmshme për përpjekjet e vazhduesh
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATET E BASHKUARA ARABE | MINISTRIA E JASHTME: PEZULLOJMË TRANSAKSIONET TREGTARE DHE FINANCIARE ME IRANIN.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | “Drejtoresha e Departamentit të Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Afra Al Hameli, theksoi se, në dritën e përshkallëzimit rajonal që minon paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, të gjitha transaksionet tregtare, financiare dhe tregtia me Iranin janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm”. Kështu u njoftua me anë të një deklarate nga ministria e Jashtme. “Drejtoresha Al Hameli gjithashtu përsëriti se Emiratet
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | ZYRA E KRYEMINISTRIT BENJAMIN NETANJAHU: MARRIM PËRGJEGJËSINË PËR SULMET NË SIRI; SI SHKAK AUTORIZIMI PËR VENDOSJEN E TRUPAVE TURKE PRANË ALEPOS.
Jeruzalem, Izrael | Zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu mori përgjegjësinë për sulmin ndaj një baze ajrore në Siri në një deklaratë të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Izraeli dhe Siria kishin rënë dakord të ruanin status quo-në e sigurisë, të cilën Siria ishte në prag të shkeljes duke lejuar trupat turke të vendoseshin në një bazë ajrore pranë Alepos. Izraeli e ka paralajmëruar vazhdimisht Sirinë se një vendosje e tillë do të përbënte një kërcënim për sigurinë
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


