top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
RUMANI | MINISTRIA E MBROJTJES: NJË DRON RA NË PYJET E TULKEAS DHE SHKATOI ZJARR.
Bukuresht, Rumani | “Një dron u rrëzua në një pyll në Qarkun Tulkea, duke shkaktuar zjarr”. Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes Kombëtare, duke shtuar se objektivi ajror nuk u zbulua nga sistemet e mbikëqyrjes me radar për shkak të lartësisë së ulët. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PALLATI ELIZE: PRESIDENTI EMANUEL MAKRON URDHËROI RISHIKIMIN E LIGJIT QË MBRON TË MITURIT NGA RRJETET SHOQËRORE VIRTUALE.
Paris, Francë | “Presidenti Emanuel Makron, pasi mësoi për vendimin e Këshillit Kushtetues për të hedhur poshtë pjesë të ligjit të miratuar nga Parlamenti që ndalojnë mediat sociale për të miturit nën 15 vjeç, ka udhëzuar kryeministrin Sébastien Lecornu që të rishikojë ligjin për të arritur një zgjidhje deri në pranverën e vitit 2027”. Kështu njoftoi njoftoi Pallati Elize Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË GJYKATA KUSHTETUESE HODHI POSHTË NDALIMIN E MEDIAVE SHOQËRORE VIRTUALE PËR FËMIJËT NËN MOSHËN 15 VJEÇ.
Paris, Francë | Ndalimi i rrjeteve shoqërore virtuale për fëmijët nën 15 vjeç, një masë e mbështetur fuqimisht nga presidenti Emanuel Makron, është hedhur poshtë nga Këshilli Kushtetues. Burrat e Mençur të Këshillit Kushtetues e konsideruan këtë masë si një shkelje disproporcionale të lirisë së shprehjes së të miturve. Gjykata më e lartë u kundërshtua në fund të muajit korrik nga një grup deputetësh socialistë dhe La France Insoumise lidhur me Nenin 1 të ligjit që synon mbroj
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: NGA FIDEL KASTRO MËSOVA TË MARR DHE TË MBAJ PUSHTETIN TRE MANDATE POR EDHE TË KËRKOJ MANDATIN E KATËRT.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva kujtoi motivimin dhe mençurinë që Fidel Kastro përfaqësoi në jetën e tij politike në një mesazh drejtuar tubimit ndërkombëtar në Havanë që shënon 100-vjetorin e lindjes së ish-diktatorit të kuq kuban. “Nëse sot po e udhëheq presidencën e Brazilit për herë të tretë, kjo është falë inkurajimit dhe mençurisë së Fidel Kastros”. Kështu kumtoi presidenti Lula në letrën e lexuar nga intelektuali dhe teo
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | USHTRIA: KALIMI I NGUSHTICËS SË HORMUZIT MBETET NËN KONTROLLIN TONË; ANIJET NUK DO TË KALOJNË PA LEJEN TONË.
Teheran, Iran | “Njoftohet se Ngushtica e Hormuzit, si në të kaluarën, është nën menaxhimin dhe kontrollin e plotë të Republikës Islamike të Iranit dhe asnjë anije tregtare apo cisternë nafte nuk do të jetë në gjendje të kalojë në mënyrë të sigurt nëpër këtë ngushticë pa lejen dhe mbikëqyrjen e forcave të fuqishme të armatosura iraniane”. Kështu tha zëdhënësi i Komandës Qendrore të Ushtrisë Iraniane, Ebrahim Zolfaghari, siç raportohet nga agjencia vendore e lajmeve “Isna”. “P
Agjencia Telegrafike Vox
GROENLANDË | QEVERIA BLLOKOI KOMPANINË AMERIKANE TË NAFTËS PËR TË KRYER SHPIME.
Nuuk, Groenlandë | “Autoritetet e Groenlandës kanë detyruar një kompani amerikane nafte të lidhur me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) të shtyjë shpimet në Arktik, duke hedhur poshtë pretendimet e të dërguarit të presidentit amerikan se amerikanët mund të fillojnë shpimet që vitin e ardhshëm”. Kështu raportoi enti mediatik britanik “The Guardian” (Rojtari). Në muajin korrik, kompania e naftës “Greenland Energy” nxori në breg pajisjet e shpimit pa leje për të filluar shp
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | BANKA QENDRORE FIKSOI KURSIN E KËMBIMIT MES JUANIT DHE DOLLARIT ($) NË 6.7888 DOLLARË ($).
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Banka Popullore e Kinës (PBOC) vendosi kursin referues të këmbimit për juanin në 6.7888 për dollar ($), një ulje prej 6 pikësh bazë nga fiksimi i mëparshëm”. Kështu njoftoi Sistemi i Tregtisë së Këmbimeve Valutore të Kinës (CFET), sistemi ndërbankar kinez i tregtimit të valutave i autorizuar nga banka Popullore e Kinës për të llogaritur dhe botuar kursin qendror të renminbit çdo ditë (renminbi është emri zyrtar i monedhës së Republikës Po
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME MARIA ZAKHAROVA: KRITIKAT MBI ISHUJT KURIL JANË TË PABAZA; JAPONIA ËSHTË REVIZIONISTE DHE FYESE.
Moskë, Federata Ruse | “Ne i hedhim poshtë kategorikisht këto deklarata, të cilat i konsiderojmë politikisht të parëndësishme, fyese dhe, natyrisht, ligjërisht të pabazuara”. Kështu tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një deklaratë, duke denoncuar revizionizmin dhe hedhur poshtë kritikat sipas saj të pabazuara të Japonisë pas vizitës së presidentit Vladimir Putin në Ishujt Kuril, në qendër të një mosmarrëveshjeje territoriale midis dy vendeve. Nga
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): SHBA-ës BËNË GABIM SERIOZ NË VLERËSIMIN E TYRE PËR NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Teheran, Iran | “Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë një gabim serioz gjykimi në lidhje me Ngushticën e Hormuzit”. Kështu tha ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi) në një mesazh në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), pasi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) deklaroi dje se ShBA-ës kanë kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit. “Më keq se lajmet e rreme janë informacionet e rreme të ofruara nga shërbimet e inteligjencës. Kini kujdes”, - tha ministri Aragçi (Aragh
Agjencia Telegrafike Vox
JAPONI | MINISTRIA E JASHTME: DO TË THËRRASIM AMBASADORIN RUS PAS VIZITËS SË PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN NË TERRITORET VERIORE (ISHUJT KURIL).
Tokio, Japoni | Japonia ka njoftuar se do të thërrasë ambasadorin rus pas vizitës së presidentit Vladimir Putin në Territoret Veriore, emri që Tokio u ka dhënë Ishujve Kuril. “Territoret Veriore janë një pjesë integrale e territorit japonez si historikisht ashtu edhe sipas ligjit ndërkombëtar, dhe qeveria japoneze proteston me forcë këtë vizitë”. Kështu tha ministri i Jashtëm Toshimitsu Motegi, duke përdorur emrin japonez të ishujve. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN VIZITOI PËR HERË TË PARË ISHUJT KURIL; JAPONIA DENONCOI SE U PUSHTUAN NGA ISH-BASHKIMI SOVJETIK PAS DORËZIMIT TË SAJ MË 15 GUSHT 1945.
Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin ka vizituar për herë të parë ishullin Iturup në arkipelagun e kontestuar të Ishujve Kuril, duke tërhequr vëmendjen te arkipelagu i Lindjes së Largët që është në qendër të një mosmarrëveshjeje me Japoninë. “Presidenti Putin vizitoi personalisht Ishujt Kuril për herë të parë, ku inspektoi anijen kryesore të Flotës Ruse të Paqësorit”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Tass”. Arkipelagu pranë Hokkaidos pretendohet nga Jap
Agjencia Telegrafike Vox
RUMANI | MINISTRIA E MBROJTJES: PESË OBJEKTIVA AJRORE U ZBULUAN PRANË KUFIRIT ME UKRAINËN; DY AEROPLANË “F-16” U NGRITËN NË FLUTURIM.
Bukuresht, Rumani | “Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore Rumune u ngritën ... pasi sistemet e mbikëqyrjes zbuluan pesë objektiva ajrore pranë Izmail-it, Ukrainë, pranë kufirit rumun në lumin Danub”. Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes. Pas zbulimit të objekteve, autoritetet lëshuan një paralajmërim për popullsinë e Qarkut verior të Tulkeas. Dy avionë F-16 u ngritën nga Baza e 86-të Ajrore në Borkea për të monitoruar situatën. Radari tokësor më pas zbuloi një objektiv
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


