top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | ADMINISTRATA AMERIKANE HAPI KANAL TË FSHEHTË KOMUNIKIMI ME GARDËN REVOLUCIONARE ISLAMIKE NË MUAJIN MAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Administrata Tramp (Trump) krijoi një kanal sekret në mesin e majit me Komandantin e Gardës Revolucionare Iraniane, Ahmad Vahidi, nëpërmjet presidentit të Kurdistanit Irakian, Neçirvan (Nechirvan) Barzani”.


Kështu raportoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke cituar tre burime me njohuri të drejtpërdrejta për çështjen.


Në mesin e majit, negociatorët amerikanë që përpiqeshin të arrinin një marrëveshje me Iranin për t'i dhënë fund luftës nuk mundën të përcaktonin nëse njerëzit që ishin ulur përballë tyre po flisnin në të vërtetë në emër të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.


Zyrtarët e administratës Tramp (Trump) më pas anashkaluan negociatorët zyrtarë iranianë (kryetarin e parlamentit Ghalibaf dhe ministrin e Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi) dhe iu drejtuan udhëheqjes së Gardës Revolucionare Islamike drejtpërëdrejti nëpërmjet presidentit Barzani, sepse ai gëzon besimin si të Gardës Revolucionare ashtu edhe të amerikanëve”, - raportoi enti mediatik “Axios”.


Episodi, tregon se sa e vështirë ishte për Shtetet e Bashkuara të negocionin me një vend ku nuk është e qartë se kush e mban në të vërtetë pushtetin.


Në muajin qershor, ShBA-ës dhe Irani ranë dakord për një memorandum mirëkuptimi, i cili, megjithatë, ra shumë shpejt.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page