top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FEDERATA RUSE | GJYKATA SUPREME: MBËSHTESIM PËRJASHTIMIN E PARTISË OPOZITARE JABLLAKA (YABLOKO) NGA ZGJEDHJET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Gjykata Supreme e Rusisë hodhi poshtë sot ankesën e paraqitur nga partia opozitare Jabllaka (Yabloko), e cila kundërshton hapur ndërhyrjen e armatosur në Ukrainë, kundër përjashtimit të saj nga zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.


Partia ka njoftuar se do të paraqesë një apel të ri në Presidiumin e Gjykatës Supreme”.


Kështu tha avokati i saj, Gadzhi Aliev (Aliyev), për agjencinë vendore të lajmeve “Tass”.


Disa dhjetëra mbështetës të partisë opozitare Jabllaka (Yabloko) që ishin mbledhur para ndërtesës së gjykatës për të protestuar përjashtimin e tyre nga zgjedhjet u arrestuan”.


Kështu raportoi OJQ-ja “OVD-Info”, e cila është e specializuar në ndihmën ligjore për partitë opozitare.


E njëjta organizatë vlerëson se deri në 85 persona mund të ndalohen dhe të çohen në stacione të ndryshme policie, por disa prej tyre kanë filluar të lirohen pasi kanë marrë një paralajmërim.


Më 10 gusht, Gjykata e Lartë vendosi të skualifikojë partinë opozitare Jabllaka (Yabloko) nga zgjedhjet e planifikuara për 18-20 shtator, duke miratuar një kërkesë nga partia e vogël nacionaliste pro-Kremlinit, Rodina, e cila pretendonte se partia opozitare Jabllaka (Yabloko) kishte shkelur ligjet e pronësisë intelektuale në disa postime në faqen e saj të internetit dhe kishte marrë fonde nga individë të mbështetur nga shtete të huaja.


Duke u larguar nga Gjykata e Lartë, kreu i partisë opozitare Jabllaka (Yabloko) Nikolai Ribakov (Rybakov), deklaroi se partia së shpejti do të shpallë një plan të ri për të vazhduar aktivitetet e saj.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page