IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: HAPI I PARË NË RINDËRTIMIN E RRIPIT TË GAZËS TË JETË DORËZIMI I ARMËVE TË HAMASIT KOMANDANTIT TË FORCËS NDËRKOMBËTARE TË STABILIZIMIT PËR GAZËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 22 minutes ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Izraeli nuk beson se Hamasi do të dorëzojë armët, amerikanët pretendojnë se besojnë se kjo mund të ndodhë”.
Kështu tha një burim për entin mediatik vendor “Channel 12”.
“Ne i treguam Kashnërit (Kushner) se si, gjatë kësaj periudhe, nuk ka pasur asnjë proces të vërtetë të çarmatosjes së Hamasit. Ne gjithashtu i treguam atij informacion mbi financimin turk të Hamasit”, tha burimi.
Gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bordit të Paqes dhe të dërguarin e ShBA-ës Xherëd Kashnër (Jared Kushner), kryeministri Benjamin Netanjahu kërkoi që hapi i parë në rindërtimin e Rripit të Gazës të jetë dorëzimi i armëve të Hamasit komandantit të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën (ISF), gjeneralit Xhaspër Xhefërs (Jasper Jeffers), për shkatërrim.
“Ky operacion do të kryhet nën mbikëqyrjen e ShBA-ës”, tha një zyrtar i lartë izraelit për entin mediatik “Ynet”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments