FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: TRAZIRAT NË EVROPË JANË KRIZË SERIOZE; JANË ÇËSHTJE E BRENDSHME E SHTETEVE.

Moskë, Federata Ruse | “Trazirat në Evropë kufizohen me kaosin, por është një çështje e brendshme për vendet e Bashkimit Evropian”.
Kështu tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.
“Situata është përhapur tashmë në qytetet e mëdha franceze, po e shohim në Itali dhe po fillon të përhapet edhe në vende të tjera.
Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo është një krizë sistemike apo jo-sistemike, por padyshim që është një krizë serioze.
Këto janë çrregullime që në të vërtetë kufizohen me kaosin, por është një çështje e brendshme e këtyre shteteve”, - tha zëdhënësi Peskov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments