top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
BULLGARI | MINISTRI I JASHTËM I REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS UANG JI (WANG YI): UKRAINA DHE RUSIA DUHET TË JENË TË GATSHME TË TAKOHEN ME NJËRA-TJETRËN.
Sofje, Bullgari | “Palët e përfshira në krizën ukrainase duhet të angazhohen në dialog dhe konsultime, të synojnë mirëkuptim të ndërsjellë dhe të jenë të gatshme të shtrijnë dorën për të rindërtuar besimin dhe të punojnë drejt paqes”. Kështu tha ministri i jashtëm Uang Ji (Wang Yi) në deklaratë në Sofje, ku u takua me ministren e jashtme bullgare Velislava Petrova. “Deficiti i besimit është një nga problemet më serioze në botën e sotme, i karakterizuar nga ndryshime dhe turbu
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E NORVEGJISË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PO MBAJMË TË GJITHA KONTAKTET QË MUND TË NDIHMOJNË PAQEN.
Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | “Arrita në Norvegji me ekipin tim. Janë planifikuar takime të rëndësishme; një takim trepalësh me Jonas Gahr Store dhe Aleks Stubin (Alex Stubb), një takim dypalësh me Stiv Uitkofin (Steve Witkoff) dhe një takim midis ne të katërve”. Kështu shkroi presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). “Do të kem gjithashtu një audiencë me Mbretin Haakon VIII-të të Norvegjisë dhe një takim me Stortingun, parlamentin norvegjez. Ne po m
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: ËSHTË URGJENTE TË RIFILLOJNË NEGOCIATAT BËRTHAMORE ME SHBA-ës.
Moskë, Federata Ruse | “Është e nevojshme që ShBA-ës dhe Rusia të rifillojnë urgjentisht dialogun mbi armët bërthamore”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, pasi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), tha dje se ishte gati të takohej me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping), në muajin nëntor për të diskutuar denuklearizimin, në margjinat e një samiti të APEC-ut, në Republikën Popullore të Kinës. “Aktualisht, prak
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): EVROPA E NËNVLERËSON KËRCËNIMIN RUS; PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN SYNON MË SHUMË SESA UKRAINA.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Evropa po e nënvlerëson kërcënimin nga Rusia”. Kështu tha kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) në një intervistë me agjencinë amerikane të lajmeve “Bloomberg”, duke theksuar se presidenti Vladimir Putin dëshiron më shumë sesa Ukraina. Në intervistën e tij kancelari federal Merc (Merz) deklaroi se shqetësimi i tij më i madh është se ndikimi i Rusisë në shoqëritë evropiane nënvlerësohet rëndë. Sipas tij, objektivat e Moskës
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | MINISTRI I MBROJTJES UES STRITING (WES STREETING): AVIONË LUFTARAKË NË ARABINË SAUDITE PËR T'IU KUNDËRVËNË SULMEVE TË REBELËVE HUTHI.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të dërgojë avionë luftarakë “RAF Typhoon”, si dhe një avion transporti “Atlas A400M”, në Arabinë Saudite për misione mbrojtëse kundër sulmeve të rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani. Vendimi shënon një përshkallëzim të përfshirjes britanike në konfliktin rajonal. “Typhoonët e RAF-it do të kryejnë operacione të mbrojtjes ajrore mbi Arabinë Saudite, duke ndihmuar në mbrojtjen e qyteteve saudite, popullsisë
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | MINISTRI I MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO): NGJARJET E MILANOS JANË REZULTAT I NJË LUFTE HIBRIDE; TË RINJTË PO KEQEDUKOHEN NË MEDIAT SOCIALE NDËRSA PERËNDIMI NUK PO PËRGJIGJET.
Romë, Itali | “Ngjarjet në Milano dhe pjesë të tjera të Italisë janë thellësisht të ndryshme nga ato të përjetuara në epoka të tjera dhe janë rezultat i asaj që unë e quaj një luftë hibride që dikush po e sjell në kombet tona duke përdorur mjete jokonvencionale si TikTok-u, mediat sociale dhe YouTube, pa e kuptuar Perëndimi ose pa reaguar në asnjë mënyrë”. Kështu tha ministri italian i mbrojtjes Guido Kroseto (Crosetto), duke folur në Forumin e Prokurimit të Mbrojtjes që po z
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | I DËRGUARI AMERIKAN STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) DO TË UDHËTOJË PËR NË MOSKË PAS TAKIMIT TË OSLOS.
Uashington, Amerikë | “Përveç presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store, në bisedimet e Oslos do të marrin pjesë përfaqësues të vendeve E4-ës (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Polonia) dhe zyrtarë nga BE-ja dhe NATO-ja”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane). Pas takimit të Oslos, i dërguari amerikan Stiv Uitkof (Steve Witkoff) planifikon gjithashtu të udhëtojë për
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PO PËRPIQET TA BINDË UKRAINËN TË LËSHOJË TERRITORE.
Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) po përpiqet ta bindë Ukrainën të pranojë një marrëveshje paqeje me Rusinë që përfshin lëshime territoriale në Donbas. Në këmbim, Uashingtoni i premton Kievit përfitime të mundshme ekonomike”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “New York Times”. “Presidenti Tramp (Trump), është i vendosur t’i imponojë presidentit Zelenski një marrëveshje, duke i thënë atij se nuk ia vlen përpjekja të mbajë pjesët e pushtuara të pr
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PROTESTAT PËR UJIN NË GUADALAJARA KULMUAN ME DJEGIEN E NDËRTESËS SË KONGRESIT.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Gjatë marshimit paqësor kundër ujit të ndotur në Guadalajara, persona të infiltruar të dhunshëm hodhën kokteje molotov dhe fishekzjarre në dyert e Kongresit dhe pallatit qeveritar, duke ndezur zjarre. Trazirat shpërthyen kur shumica e protestuesve ishin tërhequr. Sipas disa dëshmitarëve, skajet ekstremiste u paguan për të provokuar trazira dhe për të rritur tensionet. Policia e trazirave nuk i rrethoi protestuesit. Në vend
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | TENSIONE TË FORTA MES KOLUMBISË DHE NIKARAGUAS PËR SHELFIN KONTINENTAL.
Bogotë, Kolumbi | Presidenti Abelardo de la Espriella njoftoi se më 30 nëntor, qeveria do të lëshojë një shpallje (dekret) për të përcaktuar vijat bazë që përcaktojnë ujërat territoriale dhe shelfin kontinental të arkipelagut San Andres dhe Providencia, në qendër të një mosmarrëveshjeje detare me Nikaraguan. Kjo masë do të lejojë që koordinatat e sakta të përfshihen në hartat zyrtare detare kolumbiane. “Kolumbia është sovrane dhe do të zbatojë atë që i përket. Nuk do të lësho
Agjencia Telegrafike Vox
SUDAN | SULM I USHTRISË NË TERRITORIN E DISKUTUESHËM SHKAKTOI TË PAKTËN 53 TË VDEKUR.
Khartum, Sudan | “Sulmet e ushtrisë në Sudan vazhdojnë. Pas sulmit vdekjeprurës të djeshëm në qytetin Al-Dibab, të paktën 53 persona të tjerë u vranë në një sulm me dron ushtarak që goditi një treg në një zonë të diskutueshme midis Sudanit dhe Sudanit të Jugut. Autoritetet në distriktin Abiei thanë se sulmi kishte në shënjestër tregun Amiet. Numri fillestar prej 53 të vdekurish dhe 27 të plagosurve rëndë mund fatkeqësisht të rritet”. Kështu thanë autoritetet vendore. Midis të
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | SEKRETARI AMERIKAN I LUFTËS PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH) U TAKUA ME KRYEMINISTRIN BENJAMIN NETANJAHU.
Uashington, Amerikë | “Sekretari amerikan i Luftës, Pit Hegsëth (Pete Hegseth), u takua dje në Izrael me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke cituar dy burime të informuara në lidhje me çështjen. Vizita e papritur vjen tetë ditë para zgjedhjeve në Izrael dhe mes diskutimeve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit rreth mundësisë së rifillimit të operacion
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


