top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JEMEN | SULMI I REBELËVE HUTHI NË NJË KAMP USHTARAK QEVERITAR SHKAKTOI 50 TË VDEKUR; ME DHJETËRA TË PLAGOSUR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 hours ago
1 min read

Sanë, Jemen | “Rebelët Huthi (të mbështetur nga Irani) sulmuan një kamp ushtarak të forcave qeveritare në Jemenin jugor, duke vrarë të paktën 50 persona”.


Kështu thanë dy zyrtarë ushtarakë jemenas.


Rebelët Huthi qëlluan me raketa balistike në kampin ushtarak al-Alam në provincën jugore të Shabua-s, në një sulm që plagosi gjithashtu të paktën dy duzina ushtarë.


Sulmi ishte një nga më të përgjakshmit në përshkallëzimin e fundit të luftimeve, të cilat filluan muaj më parë ndërsa tensionet në konfliktin më të gjerë midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u rritën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page