UKRAINË | ZËDHËNËSI I FORCAVE AJRORE UKRAINASE JURI (YURIY) IGNAT: ALEATËT NUK NA PARALAJMËRUAN PËR SULMIN E PARË NDAJ KIEVIT.

Kiev, Ukrainë | “Rusia nisi dy sulme me raketa balistike në kryeqytet gjatë natës, por sulmi i parë erdhi pa paralajmërim nga aleatët e saj”.
Kështu tha zëdhënësi i Forcave Ajrore Ukrainase, Juri (Yuriy) Ignat, i cituar nga enti mediatik vendor “Rbc”, duke krahasuar sulmet e mbrëmshme me ato të së martës së kaluar.
Sipas tij, raketat balistike “Iskander-M” dhe “S-400” u përdorën dy herë; në orën 23:00 dhe në orën 3:00 të mëngjesit.
Herën e parë, nuk u mor asnjë paralajmërim dhe tani është duke u zhvilluar një hetim.
Raketat lëshohen nga rajonet kufitare të Rusisë dhe sinjali transmetohet nga vendet partnere në një qendër operacionesh.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments