top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PATI SULME RUSE NË 10 INFRASTRUKTURA ENERGJETIKE; 550 MIJË FAMILJE NË ERRËSIRË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 hours ago
1 min read

Kiev, Ukrainë | “Vetëm sonte, më shumë se 10 objekte energjetike u dëmtuan, duke lënë të paktën 550 mijë familje pa energji elektrike.


Ekipet e riparimit tashmë po punojnë në vendet e prekura”.


Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski.


“Objektet dhe infrastruktura energjetike u shënjestruan përsëri por u godit gjithashtu një klinikë mjekësore, një shkollë, një stacion metroje dhe ndërtesa të zakonshme banimi.


Në përgjithësi, rusët lëshuan 16 raketa balistike në një sulm të qëllimshëm ndaj Kievit dhe rajonit të Kievit.


Ata gjithashtu përdorën mbi 200 dronë të llojeve të ndryshme, përfshirë modelin ‘Shahed’ me motor reaktiv, në sulme që prekën territore që variojnë nga rajonet e Kharkiv-it dhe Dnipro-s deri në ato të Volin-it, Rivne-s dhe Odesës.


Fatkeqësisht, ka pasur viktima; u shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve të tyre.


Të plagosurit po marrin ndihmë”, - tha presidenti Zelenski.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page