top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E NORVEGJISË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI DO TË TAKOHET ME TË DËRGUARIN PRESIDENCIAL TË POSAÇËM TË SHBA-ës STIV UITKOF (STEVE WITKOFF).

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 days ago
1 min read

Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | “Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pritet të vizitojë Oslon sot për të diskutuar situatën në vendin e tij”.


Kështu njoftoi qeveria.


Enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane) shkruan se presidenti Zelenski do të takohet me të dërguarin presidencial të posaçëm të ShBA-ës, Stiv Uitkof (Steve Witkoff).


“Presidenti Zelenski i ka kërkuar Norvegjisë dhe Finlandës të organizojnë një takim si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike, në një kohë kritike për Ukrainën”, tha qeveria, pa përmendur bashkëbisedues të tjerë përveç kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store dhe presidentit finlandez Aleksandër (Alexander) Stubb.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page