top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E NORVEGJISË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PO MBAJMË TË GJITHA KONTAKTET QË MUND TË NDIHMOJNË PAQEN.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 days ago
1 min read

Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | “Arrita në Norvegji me ekipin tim.


Janë planifikuar takime të rëndësishme; një takim trepalësh me Jonas Gahr Store dhe Aleks Stubin (Alex Stubb), një takim dypalësh me Stiv Uitkofin (Steve Witkoff) dhe një takim midis ne të katërve”.


Kështu shkroi presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).


“Do të kem gjithashtu një audiencë me Mbretin Haakon VIII-të të Norvegjisë dhe një takim me Stortingun, parlamentin norvegjez.


Ne po mbajmë të gjitha kontaktet që mund të ndihmojnë në arritjen e paqes.


Do të diskutojmë gjithashtu forcimin e mbrojtjes sonë ajrore dhe prodhimin e përbashkët. Jam mirënjohës për të gjithë ata që mbështesin Ukrainën dhe një rrugë dinjitoze drejt paqes”, - kumtoi presidenti Zelenski.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page