REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): EVROPA E NËNVLERËSON KËRCËNIMIN RUS; PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN SYNON MË SHUMË SESA UKRAINA.

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Evropa po e nënvlerëson kërcënimin nga Rusia”.
Kështu tha kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) në një intervistë me agjencinë amerikane të lajmeve “Bloomberg”, duke theksuar se presidenti Vladimir Putin dëshiron më shumë sesa Ukraina.
Në intervistën e tij kancelari federal Merc (Merz) deklaroi se shqetësimi i tij më i madh është se ndikimi i Rusisë në shoqëritë evropiane nënvlerësohet rëndë.
Sipas tij, objektivat e Moskës shkojnë qartë përtej Ukrainës; presidenti Putin synon jo thjesht të mposhtë Kievin territorialisht, por të destabilizojë të gjithë rendin politik të kontinentit evropian, duke minuar demokracitë dhe integrimin e Bashkimit Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments