MBRETËRIA E BASHKUAR | MINISTRI I MBROJTJES UES STRITING (WES STREETING): AVIONË LUFTARAKË NË ARABINË SAUDITE PËR T'IU KUNDËRVËNË SULMEVE TË REBELËVE HUTHI.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të dërgojë avionë luftarakë “RAF Typhoon”, si dhe një avion transporti “Atlas A400M”, në Arabinë Saudite për misione mbrojtëse kundër sulmeve të rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani.
Vendimi shënon një përshkallëzim të përfshirjes britanike në konfliktin rajonal.
“Typhoonët e RAF-it do të kryejnë operacione të mbrojtjes ajrore mbi Arabinë Saudite, duke ndihmuar në mbrojtjen e qyteteve saudite, popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike kombëtare nga sulmet e rebelëve Huthi”.
Kështu tha ministri i mbrojtjes Ues Striting (Wes Streeting) në një deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments