ITALI | MINISTRI I MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO): NGJARJET E MILANOS JANË REZULTAT I NJË LUFTE HIBRIDE; TË RINJTË PO KEQEDUKOHEN NË MEDIAT SOCIALE NDËRSA PERËNDIMI NUK PO PËRGJIGJET.

Romë, Itali | “Ngjarjet në Milano dhe pjesë të tjera të Italisë janë thellësisht të ndryshme nga ato të përjetuara në epoka të tjera dhe janë rezultat i asaj që unë e quaj një luftë hibride që dikush po e sjell në kombet tona duke përdorur mjete jokonvencionale si TikTok-u, mediat sociale dhe YouTube, pa e kuptuar Perëndimi ose pa reaguar në asnjë mënyrë”.
Kështu tha ministri italian i mbrojtjes Guido Kroseto (Crosetto), duke folur në Forumin e Prokurimit të Mbrojtjes që po zhvillohet aktualisht në Romë.
“Nëse tre nga dhjetë të rinj morën pjesë në ato demonstrata, nuk po flasim për Maranzën, italianët e gjeneratës së dytë.
Nëse gjashtë nga dhjetë morën pjesë në to, kjo ndodhi sepse gjatë viteve ata i janë nënshtruar një kundër-edukimi diku, jo nga familja apo shkolla, i cili u ka ngulitur atyre vlera, ambicie, një botëkuptim dhe pika referimi që bien ndesh me shoqërinë në të cilën jetojmë dhe me rregullat demokratike”, -tha ministri Kroseto (Crosetto).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments