SUDAN | SULM I USHTRISË NË TERRITORIN E DISKUTUESHËM SHKAKTOI TË PAKTËN 53 TË VDEKUR.

Khartum, Sudan | “Sulmet e ushtrisë në Sudan vazhdojnë.
Pas sulmit vdekjeprurës të djeshëm në qytetin Al-Dibab, të paktën 53 persona të tjerë u vranë në një sulm me dron ushtarak që goditi një treg në një zonë të diskutueshme midis Sudanit dhe Sudanit të Jugut.
Autoritetet në distriktin Abiei thanë se sulmi kishte në shënjestër tregun Amiet.
Numri fillestar prej 53 të vdekurish dhe 27 të plagosurve rëndë mund fatkeqësisht të rritet”.
Kështu thanë autoritetet vendore.
Midis të dielës dhe të hënës, sulmet në të gjithë Sudanin, të shkatërruar nga lufta midis ushtrisë dhe paraushtarakëve, lanë mbi 100 të vdekur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit











Comments