SHBA-ës | I DËRGUARI AMERIKAN STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) DO TË UDHËTOJË PËR NË MOSKË PAS TAKIMIT TË OSLOS.

Uashington, Amerikë | “Përveç presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store, në bisedimet e Oslos do të marrin pjesë përfaqësues të vendeve E4-ës (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Polonia) dhe zyrtarë nga BE-ja dhe NATO-ja”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane).
Pas takimit të Oslos, i dërguari amerikan Stiv Uitkof (Steve Witkoff) planifikon gjithashtu të udhëtojë për në Rusi, ku pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin dhe të paraqesë idetë e zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën dhe partnerët evropianë.
Këshilltari i presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), njëkohësisht dhëndri i tij, z. Xherëd Kashnër (Jared Kushner), është me grip dhe nuk do të marrë pjesë personalisht në takimin e Oslos, por do të flasë virtualisht.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments