top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | 80% E VOTUESVE DOLI NË VOTIME NË SAKSONI-ANHALT; PJESËMARRJE REKORD.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet rajonale të këtij viti në Saksoni-Anhalt ishte dukshëm më e lartë se pesë vjet më parë. Sipas të dhënave të botuara nga enti mediatik “Zdf”, afërsisht 80% e atyre që kishin të drejtë vote, e hodhën votën e tyre në zgjedhjet parlamentare rajonale. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | I DËRGUARI PRESIDENCIAL AMERIKAN STIV UITKOF (STEVE WITKOFF): RUSIA DHE UKRAINA DO TË DUHET TË BËJNË KOMPROMISE PËR T’I DHËNË FUND LUFTËS.
Kiev, Ukrainë | “Si Rusia ashtu edhe Ukraina duhet të bëjnë kompromise për t'i dhënë fund më shumë se katër viteve luftë”. Kështu tha i dërguari presidencial amerikan Stiv Uitkof (Steve Witkoff), pasi zhvilloi bisedime me presidentin Volodimir Zelenski dhe presidentin Vladimir Putin. “Do të kërkojë që të dyja palët të bëjnë kompromis dhe të ngushtojnë zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, dhe ne mendojmë se kemi përbërësit për ta arritur këtë”, - tha ai. “Është shumë e vështi
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I FINANCAVE BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH): KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU DHA URDHËR PËR ÇMONTIMIN E BAZAVE TË KOLONËVE NË BREGUN PERËNDIMOR.
Jeruzalem, Izrael | “Kryeministri Benjamin Netanjahu, ka urdhëruar evakuimin e vendbanimeve të kolonëve në Bregun Perëndimor”. Kështu tha ministri i Financave Bezalel Smotriç (Smotrich). “Për aq sa di unë, Netanjahu ka dhënë udhëzime për evakuimin e disa post-poleve”, - tha ai gjatë një konference në Jeruzalem. Këto shpesh janë vendbanime që përbëhen nga disa karvanë ose struktura të parafabrikuara, të ndërtuara pa miratimin e qeverisë izraelite. Nga z. Erton Duka. © Copyrigh
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | PARTIA BASHKIMI KRISTIAN DEMOKRAT (CHRISTLICH DEMOKRATISCHE UNION DEUTSCHLANDS): NUK BASHKËPUNOJMË ME EKSTREMISTËT E KRAHUT TË DJATHTË.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Ne nuk bashkëpunojmë me ekstremistët, veçanërisht me ata të së djathtës ekstreme”. Kështu tha sekretarja e përgjithshme e partisë Bashkimi Kristian Demokrat i Gjermanisë (Christlich Demokratische Union Deutschlands), Franciska Hoperman (Franziska Hoppermann), duke nënkuptuar partinë e ekstermit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (Alternative für Deutschland) - AfD- pas sondazheve të para në Saksoni-Anhalt. Nga z. Erton Duka. © Cop
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KRYETARJA E PARTISË ALTERNATIVA PËR GJERMANINË (ALTERNATIVE FÜR DEUTSCHLAND) ALIS VAJDEL (ALICE WEIDEL): ARRITJE HISTORIKE; MANDAT I QARTË PËR TË QEVERISUR.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Ky është një rezultat historik dhe sensacional. Ne kemi një mandat të qartë për të qeverisur. Do të shohim se cilat do të jenë rezultatet gjatë mbrëmjes”. Kështu tha kryetarja e subjektit politik të ekstermit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (Alternative für Deutschland) - AfD-, Alis Vajdel (Alice Weidel), për entin mediatik vendor “Ard”, duke komentuar rezultatet fillestare nga Saksonia-Anhalt. Nga z. Erton Duka. © Copyright |
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: FUNDI I IRANIT ËSHTË AFËR; NËSE DO TË NA SULMONTE DO TË PËSONTE NJË GODITJE QË AS NUK MUND TA IMAGJINOJË.
Jeruzalem, Izrael | “Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përsëriti vendosmërinë e Izraelit për të përfunduar misionin e përmbysjes së regjimit iranian, duke deklaruar se fundi i tij është afër, në një mesazh video në gjuhën hebraike të shfaqur nga zyra e tij në një aktivitet gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “The Times of Israel”, duke shtuar se nëse Irani e gjykon gabim dhe e sulmon Izraelin, ai do të pësojë një goditje që as n
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | U RIPOHUA MARRËVESHJA PËR INVESTIM 550 MILIARDË $ NGA JAPONIA NË SHBA-ës.
Uashington, Amerikë | “Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pohuar qëllimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e investimeve në sektorët strategjikë dhe për t'iu përmbajtur kushteve të marrëveshjes tregtare të arritur vitin e kaluar, pavarësisht ndryshimeve në politikën tarifore të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) me kalimin e kohës”. Ministri japonez i Tregtisë dhe Industrisë, Rjosei Akazaua (Ryosei Akazawa), e bëri këtë deklaratë për gazetarët në Uashin
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | DOKUMENTET ZBULUAN PRANINË E NJË ARSENALI TË FSHEHTË TË ARMËVE KIMIKE NGA AUTORITETET SUDANEZE.
Uashington, Amerikë | “Qeveria sudaneze dyshohet se ka ndërtuar një arsenal sekret armësh kimike, të cilin zyrtarë të lartë ushtarakë u përpoqën ta fshihnin pasi përdorën bomba klori kundër forcave rebele”. Kështu raportoi enti mediatik amerikan “Washington Post”, duke cituar video, dokumente dhe mesazhe të brendshme të shqyrtuara prej tij. Sipas materialit, programi përfshinte devijimin e furnizimeve me klor të destinuara për ujë të pijshëm, prodhimin e kokave bërthamore në
Agjencia Telegrafike Vox
JAPONI | KRYEMINISTRJA SANAE TAKAIÇI (TAKAICHI): RUSIA TË HEQË MONUMENTIN QË PËRDHOS FAMILJEN PERANDORAKE JAPONEZE.
Tokio, Japoni | “Kryeministrja Sanae Takaiçi (Takaichi) e ka quajtur monumentin që përshkruan një ushtar sovjetik duke shkatërruar stemën e krizantemës, një simbol të familjes perandorake dhe shtetit japonez, krejtësisht të papranueshëm, duke i kërkuar Moskës ta heqë statujën”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Kyodo News”, duke shtuar se statuja prej bronzi, u zbulua pardje, më 4 shtator, në qytetin rus Khabarovsk. “Puna nuk është konstruktive për marrëdhëniet dypa
Agjencia Telegrafike Vox
KILI | PRESIDENTI I ARGJENTINËS JAVIER MILEI: FORCAT E DJATHTA POLITIKE TË AMERIKËS LATINE DO TË DUHET ORGANIZOHEN PËR T’I BËRË BALLË INTERNACIONALES SOCIALISTE.
Santiago, Kili | Presidenti ultraliberal i Argjentinës, Javier Milei, u ka bërë thirrje forcave të krahut të djathtë të Amerikës Latine që të organizohen kundër të majtës përmes një samiti të përhershëm të krerëve të shteteve që flasin spanjisht dhe figurave kryesore nga kampet liberale dhe konservatore. “E majta është organizuar në shkallë rajonale për dhjetëvjeçarë të tërë”, - tha presidenti Milei, duke folur në një takim të Forumit të Madridit në Santiago, të organizuar ng
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | POPULLIN PO FILLON TA HEQI BARKU PËR SHKAK TË UJIT ME CILËSI TË KEQE; PARTIA KOMUNISTE FAJËSON IMPERIALISTËT AMERIKANË.
Havanë, Kubë | Ambasada e ShBA-ës në Kubë ka lëshuar disa paralajmërime për qytetarët e saj në lidhje me një rritje të ndjeshme të sëmundjeve diarreike. “Fenomeni i atribuohet përkeqësimit progresiv të infrastrukturës së ujit dhe energjisë elektrike”, - e thënë kjo sipas një deklarate zyrtare të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Ky përkeqësim ndikon në furnizimin me ujë, si dhe në ruajtjen e ushqimit dhe kontrollin e temperaturës, duke shkatuar shpërthime të Esherik
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 4 TË VDEKUR DHE 20 TË PLAGOSUR NGA SULMET IZRAELITE.
Bejrut, Liban | “Katër veta mbetën të vdekur (përfshirë dy gra), në sulmet në jug të vendit që u atribuohen forcave izraelite pas një urdhri evakuimi”. Kështu njoftoi ministria e Shëndetësisë. Dy veta u vranë në Nabatie el-Fauka dhe dy të tjerë (të dyja gra) në Arabsalim, një qytet aty pranë. Ministria shtoi se 20 të tjerë u plagosën në vende të ndryshme, përfshirë gra dhe tre fëmijë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


