top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | DOKUMENTET ZBULUAN PRANINË E NJË ARSENALI TË FSHEHTË TË ARMËVE KIMIKE NGA AUTORITETET SUDANEZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 minutes ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Qeveria sudaneze dyshohet se ka ndërtuar një arsenal sekret armësh kimike, të cilin zyrtarë të lartë ushtarakë u përpoqën ta fshihnin pasi përdorën bomba klori kundër forcave rebele”.


Kështu raportoi enti mediatik amerikan “Washington Post”, duke cituar video, dokumente dhe mesazhe të brendshme të shqyrtuara prej tij.


Sipas materialit, programi përfshinte devijimin e furnizimeve me klor të destinuara për ujë të pijshëm, prodhimin e kokave bërthamore në vende të fshehura brenda bazave ushtarake, testimin e pajisjeve në zona të largëta shkretinore dhe përpilimin e listave të objektivave.


Dokumentet tregojnë një rezervë prej afërsisht 290 municionesh kimike, megjithëse nuk është e qartë se për çfarë janë përdorur ato.


Autoritetet sudaneze, përfshirë presidentin kalimtar gjeneral Abdel Fattah al-Burhan, kanë mohuar zhvillimin ose përdorimin e armëve kimike.


Qeveria dhe ushtria nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.


Materiali, i ofruar nga zyrtarë anonimë të sigurisë në Lindjen e Mesme, iu dorëzua më shumë se dy duzina zyrtarëve të inteligjencës perëndimore, përfshirë inspektorëve të armëve kimike dhe ekspertëve nga organizatat e të drejtave të njeriut, të cilët e quajtën provë të besueshme të një programi të armëve kimike, duke theksuar njëkohësisht nevojën për qasje të drejtpërdrejtë në vendet e dyshuara për konfirmim përfundimtar.


Një ish-zyrtar në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), Gareth Uilliams (Williams), tani një studiues në Institutin Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara, tha se treguesit janë fortësisht në përputhje me një program armësh kimike.


Zhvillimi ose përdorimi i armëve kimike do të shkelte Konventën e Armëve Kimike, një traktat i nënshkruar nga Sudani në vitin 1999 dhe i nënshkruar nga 193 vende.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page