top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KILI | PRESIDENTI I ARGJENTINËS JAVIER MILEI: FORCAT E DJATHTA POLITIKE TË AMERIKËS LATINE DO TË DUHET ORGANIZOHEN PËR T’I BËRË BALLË INTERNACIONALES SOCIALISTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Santiago, Kili | Presidenti ultraliberal i Argjentinës, Javier Milei, u ka bërë thirrje forcave të krahut të djathtë të Amerikës Latine që të organizohen kundër të majtës përmes një samiti të përhershëm të krerëve të shteteve që flasin spanjisht dhe figurave kryesore nga kampet liberale dhe konservatore.


E majta është organizuar në shkallë rajonale për dhjetëvjeçarë të tërë”, - tha presidenti Milei, duke folur në një takim të Forumit të Madridit në Santiago, të organizuar nga Fondacioni Disenso, i cili është i lidhur me partinë spanjolle të ekstremit të djathtë Voks (Vox).


Organizimi i dobët përballet me një organizim të mirë; nuk ka rrugë tjetër”, - tha presidenti Milei, i bindur për nevojën për të luftuar një kundërshtar botëror.


Nëse ata kanë Internacionalen Socialiste, edhe e djathta duhet të organizohet”, - tha presidenti Milei, i cili po ndjek nga afër zgjedhjet braziliane me shpresën se kandidati i krahut të djathtë Flavio Bolsonaro do të mposhtë presidentin aktual të krahut të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva, duke zgjeruar kështu hartën e kombeve të Amerikës Latine të qeverisura nga e djathta.


Në tetor, ndoshta do të shtojmë një vend që zë një hapësirë ​​të madhe në kontinent”, - tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page