SHBA-ës | U RIPOHUA MARRËVESHJA PËR INVESTIM 550 MILIARDË $ NGA JAPONIA NË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 minutes ago
- 2 min read
Uashington, Amerikë | “Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pohuar qëllimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e investimeve në sektorët strategjikë dhe për t'iu përmbajtur kushteve të marrëveshjes tregtare të arritur vitin e kaluar, pavarësisht ndryshimeve në politikën tarifore të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) me kalimin e kohës”.
Ministri japonez i Tregtisë dhe Industrisë, Rjosei Akazaua (Ryosei Akazawa), e bëri këtë deklaratë për gazetarët në Uashington, pasi u takua veçmas me sekretarin e Tregtisë Hauard Latnik (Howard Lutnick) dhe përfaqësuesin e tregtisë Xhemison Griër (Jamieson Greer).
Ministri Akazaua (Akazawa) sqaroi se administrata amerikane nuk do të vendosë tarifa më të larta për produktet japoneze sesa ato të dakordësuara dypalëshe në korrik të vitit të kaluar.
Ministri raportoi gjithashtu se ai dhe zyrtarët amerikanë kishin rënë dakord të forconin zinxhirët e furnizimit për mineralet kritike, duke shtuar se në takim me përfaqësuesin e tregtisë Xhemison Griër (Jamieson Greer) të dyja palët ndanë vlerësimin se kontrollet arbitrare të eksportit të Kinës rrezikonin të shkaktonin dëm të konsiderueshëm në zinxhirët e furnizimit të të dy vendeve.
Japonia i përmbushi kushtet e marrëveshjes edhe pasi Gjykata Supreme e ShBA-ës i pavleftësoi tarifat e përgjithshme specifike për vendin të vendosura nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në muajin shkurt.
Sipas marrëveshjes, Tokio u zotua të ndajë 550 miliardë dollarë ($) për projekte në Shtetet e Bashkuara në sektorë strategjikë si nafta dhe gazi, mineralet kritike dhe energjia bërthamore, përmes investimeve, kredive dhe garancive që do të disbursoheshin deri në fund të mandatit të dytë të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
Në këmbim, administrata amerikane vendosi tarifa për automobilat dhe produktet e tjera japoneze në 15 përqind, më të ulëta se sa u kërcënua fillimisht, duke premtuar më vonë trajtim jo-kumulativ për importet me tarifa paraprake të barabarta ose më të mëdha se 15 përqind.
Në mesin e shkurtit, Tokio dhe Uashingtoni njoftuan tre projektet e para, me një vlerë totale prej afërsisht 36 miliardë dollarësh ($), duke përfshirë një termocentral me gaz në Ohajo, më i madhi i këtij lloji në historinë e ShBA-ës, që synon të furnizojë me energji qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale.
Gjatë vizitës së kryeministres japoneze Sanae Takaiçi (Takaichi) në Uashington marsin e kaluar, të dy vendet zbuluan një paketë të dytë prej tre projektesh me një vlerë totale prej 73 miliardë dollarësh ($), duke përfshirë ndërtimin e reaktorëve të vegjël modularë nga GE Vernova dhe Hitachi në Tenesi dhe Alabama, që vlerësohet të kushtojë deri në 40 miliardë dollarë ($), si dhe dy centrale gjenerimi të gazit natyror në Pensilvani dhe Teksas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments