LIBAN | MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 4 TË VDEKUR DHE 20 TË PLAGOSUR NGA SULMET IZRAELITE.

Bejrut, Liban | “Katër veta mbetën të vdekur (përfshirë dy gra), në sulmet në jug të vendit që u atribuohen forcave izraelite pas një urdhri evakuimi”.
Kështu njoftoi ministria e Shëndetësisë.
Dy veta u vranë në Nabatie el-Fauka dhe dy të tjerë (të dyja gra) në Arabsalim, një qytet aty pranë.
Ministria shtoi se 20 të tjerë u plagosën në vende të ndryshme, përfshirë gra dhe tre fëmijë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments