top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): DORËHEQJA IME NUK ËSHTË OPSION.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Kam shumë mendime, por jo për zgjedhjet e vitit 2029. Të heq dorë nuk është mundësi për mua”. Kështu tha kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) në përgjigje të një pyetjeje se kur dhe nëse ai ka ndërmend të japë dorëheqjen në dritën e rezultateve zgjedhore dhe rënies së preferencave të tij vetjake. “Ne të gjithë duhet të përmirësohemi së bashku”, - tha ai, duke theksuar vlerën e përkushtimit, empatisë dhe emocioneve për të
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): JEMI GATI PËR LUFTË TË PËRGJITHSHME KUNDËR TERRORIZMIT NË BREGUN PERËNDIMOR DHE KUNDËR AUTORITETIT PALESTINEZ.
Jeruzalem, Izrael | “Politika jonë në Jude dhe Samari është e qartë; të ndjekim me forcë terrorizmin palestinez, të zhvillojmë dhe forcojmë vendbanimet hebraike dhe të ruajmë stabilitetin e sigurisë”. Kështu tha ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), pas sulmit me thikë që ndodhi pak kohë më parë në një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor verior. “Terrorizmi në rajon është aktualisht në nivelin më të ulët në dhjetëvjeçarë dhe ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | BASHKËKRYETARJA E PARTISË “ALTERNATIVE FÜR DEUTSCHLAND” (ALTERNATIVA PËR GJERMANINË) ALIS VAJDEL (ALICE WEIDEL): FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ) ËSHTË BARRË.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “CDU-ja ka pësuar një disabël, një rezultat që reflektohet në nivel federal. Njerëzit kanë humbur besimin. Asnjë kancelar i mëparshëm nuk kishte qenë aq jopopullor sa Fridrish Merc (Friedrich Merz), i cili është bërë një barrë e madhe për zhvillimin gradual të Gjermanisë”. Kështu tha bashkëkryetarja e partisë “Alternative für Deutschland” (Alternativa për Gjermaninë) Alis Vajdel (Alice Weidel) në një konferencë për shtyp në Berlin pas
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: RAKETAT E REJA NË NORVEGJI PËRBËJNË KËRCËNIM PËR RUSINË; DO TË NDËRMARRIM VEPRIME.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia e sheh vendosjen e sistemeve të reja të raketave dhe artilerisë në Norvegji si një kërcënim dhe për këtë arsye do të duhet të marrë masa shtesë për të siguruar sigurinë e vet”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencitë vendore të lajmeve. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): HUMBËM ZGJEDHJET NË MËNYRË DRAMATIKE.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) foli qartë në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv Federal të CDU-së. Pas katastrofës në Saksoni-Anhalt, kancelari federal Merc (Merz) tha se ishte i tronditur nga suksesi i AfD-së, i cituar nga enti mediatik vendor “Bild”. “Ne kemi një kushtetutë të fortë, kemi të gjitha mjetet për ta mbrojtur atë kundër një qeverie rajonale të ekstremit të djathtë, por sistemi ynë partiak po kalon
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | I DËRGUARI SPECIAL PRESIDENCIAL KIRILL DMITRIEV: FITORE HISTORIKE PËR AfD-në.
Moskë, Federata Ruse | “Fitorja historike e AfD-së poshtëron arrogancën, mendjengushtësinë, luftënxitjen, paaftësinë dhe hipokrizinë e koalicionit qeverisës të diskredituar të Gjermanisë”. Kështu shkroi i dërguari special presidencial dhe drejtori ekzekutiv i Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev, në një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox N
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: MISIONI I TË DËRGUARVE AMERIKANË STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) DHE XHERËD KASHNËR (JARED KUSHNER) ËSHTË HAP I VOGËL DREJT PAQES.
Moskë, Federata Ruse | “Një hap i vogël drejt paqes”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, duke komentuar rezultatin e bisedimeve të fundjavës midis të dërguarve presidencialë amerikanë Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner) në Moskë dhe në Kiev, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | PRESIDENTI ABELARDO DE LA ESPRIELLA U SHFAQ DUKE ECUR NËPËR KUFOMAT E REBELËVE TË FARK-ut.
Bogotë, Kolumbi | Presidenti Abelardo de la Espriella është kritikuar ashpër për shfaqjen e 23 personave të dyshuar si rebelë të FARK-ut, të vrarë në një operacion ushtarak më 30 gusht, në qese të bardha për trupat e tyre. Shfaqja e një videoje qeveritare që tregonte kreun e shtetit duke ecur midis kufomave në departamentin e Guaviare-s shkaktoi polemika të forta kombëtare. Mbrojtësja e të drejtave të njeriut Iris Marin Ortiz dënoi mënyrën se si media e trajtoi çështjen, e ci
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | ISH-PRESIDENTI DIKTATOR RAUL KASTRO (CASTRO) U SHFAQ NË PUBLIK PËR TË KUMTUAR SE ISHTE ME NJË KËMBË NË VARR POR SE NUK KISHTE VDEKUR ENDE.
Havanë, Kubë | Ish-presidenti diktator Raul Kastro (Castro), me moshë 95 vjeç, u rishfaq në publik në një aktivitet që shënonte 65-vjetorin e Drejtorisë së Sigurisë Personale të Ministrisë së Brendshme, një institucion që ai themeloi në vitin 1961 me vëllain e tij, ish-diktatorin e kuq Fidel Kastro (Castro), i cili vdiq në vitin 2016. Shfaqja e tij shërbeu për të shuar thashethemet e fundit për një përkeqësim të mundshëm të shëndetit të tij. Televizioni shtetëror tejçoi pamje
Agjencia Telegrafike Vox
SALVADOR | PRESIDENTI NAIB (NAYIB) BUKELE: INTELIGJENCA ARTIFICIALE NË SHKOLLAT PUBLIKE KA NGRITUR NIVELIN E MESATARES; VLERËSIME TË KRAHASUESHME ME GJERMANINË DHE ME SUEDINË.
Qyteti i Salvadorit, Salvador | Presidenti Naib (Nayib) Bukele, njoftoi se 171 shkolla publike të pajisura me inteligjencë artificiale (IA) tejkaluan mesataren kombëtare në tre lëndë. Në një postim, ai tha se rezultatet në lexim, matematikë dhe shkencë janë të ngjashme me ato të arritura nga Gjermania dhe Suedia në vlerësimin ndërkombëtar të vitit 2022. Projekti, i financuar me afërsisht 500 milionë dollarë nga Banka Botërore, kombinon mësimet tradicionale dhe platformat dixh
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | PARTIA E EKSTREMIT TË DJATHTË “AFD” KA MARRË 44% TË VOTAVE; 39 VENDE VENDE NË PARLAMENTIN RAJONAL.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Sipas parashikimeve zgjedhore të orëve të fundit në Saksoni-Anhalt, partia e ekstremit të djathtë “AfD” është në 44%. Partia e saj rivale “CDU”-ja në 17.4%. Partia tjetër garuese “SPD” në 9.2%. Partia e Majtë në 8.6%. Të Gjelbrit në 8.9% “BSW”-ja në 5.1%. “FDP”- ja në 2.5%. Kjo do t'i jepte “AfD”-së 39 vende në parlamentin rajonal (Landtag); nga 83 gjithsej. “CDU”-së 15. Partisë së Majtë, “SPD” dhe të Gjelbërve nga 8 vende. “BSW”-së 5
Agjencia Telegrafike Vox
GRENLANDË | PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): STRATEGJIA E BASHKIMIT EVROPIAN PËR ARKTIKUN DO TË PARAQITET NË VJESHTË.
Nuuk, Grenlandë | “Dita ime e parë në Grenlandë ka mbaruar. Bukuria natyrore dhe peizazhi mahnitës që pashë nga varka sot do të mbeten me mua për një kohë të gjatë. Por e njëjta gjë vlen edhe për shenjat e dukshme të ndryshimeve klimatike në shtresën e akullit. Ndërsa akulli shkrihet, po shohim një realitet të ri të shfaqet. Rrugë të reja tregtare, rreziqe të reja sigurie, shqetësime të reja mjedisore”. Kështu tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leien (Leyen). “Bashki
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


