JAPONI | KRYEMINISTRJA SANAE TAKAIÇI (TAKAICHI): RUSIA TË HEQË MONUMENTIN QË PËRDHOS FAMILJEN PERANDORAKE JAPONEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 28 minutes ago
- 1 min read
Tokio, Japoni | “Kryeministrja Sanae Takaiçi (Takaichi) e ka quajtur monumentin që përshkruan një ushtar sovjetik duke shkatërruar stemën e krizantemës, një simbol të familjes perandorake dhe shtetit japonez, krejtësisht të papranueshëm, duke i kërkuar Moskës ta heqë statujën”.
Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Kyodo News”, duke shtuar se statuja prej bronzi, u zbulua pardje, më 4 shtator, në qytetin rus Khabarovsk.
“Puna nuk është konstruktive për marrëdhëniet dypalëshe dhe është e papranueshme dhe jashtëzakonisht e mjerueshme nga perspektiva e ndjenjës kombëtare japoneze”.
Kështu tha ministri i Jashtëm japonez Toshimitsu Motegi.
Ai vuri në dukje se Tokio, përmes kanaleve diplomatike, i ka kërkuar me forcë Rusisë të pezullojë instalacionin e saj dhe ta heqë atë.
Ministri shtoi se është jashtëzakonisht për të ardhur keq që Rusia nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Japonisë, duke përsëritur se Tokio do të vazhdojë të i kërkojë fuqimisht palës ruse ta heqë atë.
Marrëdhëniet midis Japonisë dhe Rusisë kanë qenë të tensionuara për disa muaj, pas vizitës së presidentit Vladimir Putin muajin e kaluar në Ishujt Kuril Jugorë, të cilët Tokio i pretendon si “Territoret e saj Veriore”, pranë brigjeve të Hokkaidos.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments