KUBË | POPULLIN PO FILLON TA HEQI BARKU PËR SHKAK TË UJIT ME CILËSI TË KEQE; PARTIA KOMUNISTE FAJËSON IMPERIALISTËT AMERIKANË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Ambasada e ShBA-ës në Kubë ka lëshuar disa paralajmërime për qytetarët e saj në lidhje me një rritje të ndjeshme të sëmundjeve diarreike.
“Fenomeni i atribuohet përkeqësimit progresiv të infrastrukturës së ujit dhe energjisë elektrike”, - e thënë kjo sipas një deklarate zyrtare të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Ky përkeqësim ndikon në furnizimin me ujë, si dhe në ruajtjen e ushqimit dhe kontrollin e temperaturës, duke shkatuar shpërthime të Esherikia kolit (Escherichia coli) dhe Shigellës (Shigella), ndër patogjenët e tjerë gastrointestinalë.
Që nga janari, administrata e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) ka vendosur një bllokadë nafte dhe një sërë sanksionesh kundër Havanës, duke përkeqësuar krizën energjitike dhe ekonomike të kombit të Karaibeve me 9.4 milionë banorë.
Gjatë muajve, kjo bllokadë ka shkaktuar një përkeqësim serioz të shërbimeve thelbësore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments