UKRAINË | I DËRGUARI PRESIDENCIAL AMERIKAN STIV UITKOF (STEVE WITKOFF): RUSIA DHE UKRAINA DO TË DUHET TË BËJNË KOMPROMISE PËR T’I DHËNË FUND LUFTËS.

Kiev, Ukrainë | “Si Rusia ashtu edhe Ukraina duhet të bëjnë kompromise për t'i dhënë fund më shumë se katër viteve luftë”.
Kështu tha i dërguari presidencial amerikan Stiv Uitkof (Steve Witkoff), pasi zhvilloi bisedime me presidentin Volodimir Zelenski dhe presidentin Vladimir Putin.
“Do të kërkojë që të dyja palët të bëjnë kompromis dhe të ngushtojnë zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, dhe ne mendojmë se kemi përbërësit për ta arritur këtë”, - tha ai.
“Është shumë e vështirë, por ne jemi të përkushtuar, na intereson dhe shpresojmë që e gjithë kjo do të çojë në një zgjidhje diplomatike paqësore dhe të suksesshme”, - shtoi ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments