top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
KUBË | PARTIA KOMUNISTE: JEMI GATI TA NDIHMOJMË IRANIN (EDHE PSE POPULLI PO NA NGORDH PËR BUKË).
Havanë, Kubë | “Kuba është ofruar të dërgojë ekspertë iranianë për të ndihmuar në riparimin e objekteve shëndetësore të dëmtuara gjatë luftës”. Kështu tha ambasadori kubanez në Teheran, Nikolas (Nicolás) Lefebvre, gjatë një takimi me kreun e bashkëpunimit ndërkombëtar në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Mohammad Hossein Aiati (Ayati). “Oferta, përfshin gjithashtu restaurimin e objekteve të Institutit Iranian Pasteur të dëmtuara nga bombardimet”, - raportoi enti mediatik k
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | QEVERIA E KRYEMINISTRES XHORXHA (GIORGIA) MELONI HOQI TAKSËN E QARKULLIMIT RRUGOR PËR MAKINAT E VOGLA DHE TË MESME.
Romë, Itali | “Kjo taksë është ndër më të urryerat”. Kështu tha kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni. Kostoja prej 2.3 miliardë eurosh do të mbulohet nga kursimet nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (NRRP). Duke filluar nga viti 2027, një nga taksat më të urryera midis italianëve - një nga ato mbi pronën - do të eliminohet strukturalisht. “Do të prekë makinat me fuqi të vogël dhe të mesme, deri në 80 kW, dhe motoçikletat, me një përjashtim vetëm për një automje
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA E KOSOVËS | NË PRISHTINË PROTESTUESIT U PËRPOQËN TË SULMONIN SELINË E MISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN EULEX; NDËRTESA U EVAKUUA.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Në Prishtinë, një turmë protestuesish u mblodhën përpara selisë së misionit të Bashkimit Evropian, EULEX, i cili lehtësoi ekstradimin e ish-presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe disa ish-udhëheqësve të tjerë të ish-UÇK-së që tani janë të dënuar penalisht në Hagë me 81 vjet heqje lirie. Disa protestues u përpoqën të sulmonin ndërtesën, e cila mbrohej nga një numër i madh punonjësish policie. Disa protestues u përpoqën të ngjites
Agjencia Telegrafike Vox
ARGJENTINË | U PËRKUJTUA “NATA E LAPSAVE”; 50 VJET PAS RRËMBIMIT TË STUDENTËVE NGA DIKTATURA USHTARAKE E ISH-OFICERIT RAFAEL VIDELA.
Buenos Aires, Argjentinë | “Lapsat vazhdojnë të shkruajnë”. Kjo frazë përdoret sot në Argjentinë për të përkujtuar rrëmbimin tragjik të dhjetë nxënësve të shkollës së mesme në qytetin e La Platës më 16 shtator 1976 nga policia e diktaturës ushtarake. Gjashtë prej tyre nuk u rishfaqën më kurrë. Episodi mbahet mend si “Nata e Lapsave”, dhe përkujtohet për të informuar publikun e gjerë mbi praktikat brutale shtypëse (repressive) të zbatuara nga qeveria ushtarake e udhëhequr nga
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: DITA E PAVARËSISË U KUSHTOHET GRAVE DHE MIGRANTËVE; RROFTË LIRIA DHE BARAZIA.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum festoi 216-vjetorin e pavarësisë së saj duke ofruar për herë të dytë Griton tradicionale. Për herë të parë në historinë e vendit, ngjarja në Pallatin Kombëtar u prezantua nga përfaqësues të popujve indigjenë, duke folur në gjuhët e tyre amtare. E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Jesus Maria Tarriba, dhe e veshur me brezin presidencial, presidentja Sheinbaum mori flamurin nga një roje
Agjencia Telegrafike Vox
KANADA | KRYEMINISTRI MARK KARNI (CARNEY): KANADAJA DHE BASHKIMI EVROPIAN JANË PARTNERË TË NATYRSHËM; NA BASHKOJNË VLERAT E PËRBASHKËTA.
Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “Me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Metsola, u përqendruam në hapat e ardhshëm; një partneritet më i ngushtë që forcon sovranitetin tonë të ndërsjellë, me qëllim krijimin e mundësive dhe prosperitetit më të madh për qytetarët tanë”. Kështu shkroi kryeministri kanadez Mark Karni (Carney), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), pas njoftimit të presidentes së Komis
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: U BËJ THIRRJVE QYTETERËVE TË DALIN NË VOTIME PËR RINOVIMIN E DUMËS SHTETËRORE.
Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin iu drejtua sot rusëve në një fjalim televiziv, duke i nxitur ata të votojnë në zgjedhjet për rinovimin e Dumës Shtetërore (Dhoma e Ulët e Parlamentit). “Zgjedhja juaj do të tregojë edhe një herë se miliona njerëz qëndrojnë me luftëtarët tanë, se ne jemi një popull i bashkuar, i bashkuar nga vlerat e përbashkëta, kujtesa historike dhe dashuria për atdheun, dhe se askush nuk do të jetë në gjendje të na ndajë ose të na frikësojë”.
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SUEDISË | JANË NUMËRUAR 99% TË VOTAVE POR EZULTATI MBETET I PASIGURT.
Stokholm, Mbretëria e Suedisë | Në Suedi, rezultati i zgjedhjeve të së dielës së kaluar ende varet nga një grusht votash. Me 99% të votave të numëruara, dy koalicionet, qendra e djathtë në pushtet dhe qendra e majtë, mbajnë përkatësisht 174 dhe 175 vende, të dyja më pak se 176 vende të nevojshëm për të pasur shumicën. Deri në orën 19:00, kishin mbetur për t'u numëruar më pak se pesëdhjetë qendra votimi. “Vendimi përfundimtar do të merret me votën e afërsisht 28000 votuesve”.
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK KOMENTOJMË AKUZAT E SHBA-ës MBI VRASJET E PLANIFIKUARA NË SHBA DHE EVROPË PA PROVA MINIMALE BINDËSE.
Moskë, Federata Ruse | “Derisa të kemi dëgjuar dhe parë prova dhe argumente minimalisht bindëse të bazuara në diçka konkrete, nuk e ndiejmë të nevojshme të komentojmë mbi këto raporte”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”, duke komentuar mbi deklarimet e Departamentit amerikan të Drejtësisë se shërbimet ruse të inteligjencës po planifikojnë vrasje të synuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evro
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: BËJ THIRRJE PËR MOBILIZIM TË PLOTË TË QEVERISË KUNDËR ÇMIMEVE TË KARBURANTIT.
Paris, Francë | “Mes protestave në rritje për çmimet e karburantit në Francë, presidenti Emanuel Makron (Macron) u ka bërë thirrje anëtarëve të qeverisë të mobilizohen plotësisht për furnizimet me karburant dhe kontrollet e çmimeve”. Kështu tha zëdhënësja e qeverisë Mod Berzho (Maud Bregeon), në fund të mbledhjes së kabinetit në Paris. “Objektivi i presidentit është vërtet të sigurojë furnizime, të sigurojë vëllime në ditët dhe javët që vijnë”, tha zëdhënësja, duke përmendur,
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | MINISTRI I JASHTËM SERGEI LAVROV: NËSE EVROPA DO TË NA SULMONTE KONFLIKTI DO TË ISHTE SHUMË I SHKURTËR.
Moskë, Federata Ruse | “Nëse Evropa, e cila flet çdo ditë për përgatitjen për luftë, do të sulmonte Federatën Ruse, do të ishte një luftë krejtësisht e ndryshme dhe shumë e shkurtër”. Kështu tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, duke folur në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Jekaterinburg. “Theksoj se nuk kemi interes të angazhohemi në këtë”, - shtoi ministri Lavrov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Ria Novosti”, duke përsëritur një ndjenjë të shprehur tashmë nga
Agjencia Telegrafike Vox
SULLTANATI I OMANIT | ZYRTARËT AMERIKANË U TAKUAN ME PËRFAQËSUESIT E REBELËVE HUTHI.
Muskat, Sulltanati i Omanit | “Zyrtarët amerikanë u takuan me përfaqësues të rebelëve Huthi të Jemenit në Oman gjatë fundjavës”. Kështu raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters), duke cituar pesë burime me njohuri për çështjen. Takimi, i cili nuk u njoftua zyrtarisht për entet mediatike, u zhvillua në Ambasadën e ShBA-ës në Muskat. Dy burime thanë se qeveria e Omanit, e cila ka vepruar si ndërmjetëse rajonale për vite me radhë, ndihmoi në organizimin e takimit. A
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


