ARGJENTINË | U PËRKUJTUA “NATA E LAPSAVE”; 50 VJET PAS RRËMBIMIT TË STUDENTËVE NGA DIKTATURA USHTARAKE E ISH-OFICERIT RAFAEL VIDELA.

Buenos Aires, Argjentinë | “Lapsat vazhdojnë të shkruajnë”.
Kjo frazë përdoret sot në Argjentinë për të përkujtuar rrëmbimin tragjik të dhjetë nxënësve të shkollës së mesme në qytetin e La Platës më 16 shtator 1976 nga policia e diktaturës ushtarake.
Gjashtë prej tyre nuk u rishfaqën më kurrë.
Episodi mbahet mend si “Nata e Lapsave”, dhe përkujtohet për të informuar publikun e gjerë mbi praktikat brutale shtypëse (repressive) të zbatuara nga qeveria ushtarake e udhëhequr nga ish-oficeri dhe diktatori Rafael Videla dhe ekzistencën e qendrave klandestine të paraburgimit dhe torturës.
Ai e sundoi Argjentinën si president de facto nga viti 1976 deri në vitin 1981, pasi mori pushtetin me një grusht shteti.
Ai ishte figura kryesore e juntës ushtarake që nisi “Procesin Kombëtar të Riorganizimit” dhe orkestroi Luftën famëkeqe të “Pistë të Argjentinës”, një fushatë brutale terrori të sponsorizuar nga shteti që synonte shtypjen e kundërshtarëve politikë, aktivistëve të krahut të majtë, gazetarëve dhe organizatave studentore.
Pikërisht pesëdhjetë vjet më vonë, janë kryesisht organizatat e krahut të majtë dhe të të drejtave të njeriut që po e përkujtojnë atë, ndërsa qeveria e presidentit ultraliberal Javier Milei nuk ka organizuar asnjë përkujtim zyrtar.
Për të shënuar përvjetorin, Universiteti i La Platës u dha diploma nderi tre nga katër të mbijetuarve dhe familjeve të të ndjerëve dhe gjashtë të zhdukurve.
“Ky nuk është vetëm një akt përkujtimi, por një moment për të riafirmuar bindjet tona në lidhje me kujtesën, të vërtetën dhe drejtësinë”, - tha rektori i universitetit, Fernando Tauber, gjatë ceremonisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments