top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
SHBA-ës | DHOMA E PËRFAQËSUESVE ME SHUMICË REPUBLIKANE I KËRKON PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) T’I JAPË FUND LUFTËS NË IRAN OSE TË KËRKOJË AUTORIZIM NGA KONGRESI.
Uashington, Amerikë | Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane ka miratuar një masë që i kërkon presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) t’i japë fund luftës në Iran ose të kërkojë autorizim nga Kongresi. Kjo është hera e tretë që Dhoma e Përfaqësuesve i kërkon presidentit Tramp (trump) të ndalojë luftën me masa simbolike. Shtatë anëtarë votuan përkrah demokratëve për rezolutën, e cila u miratua me 220 vota pro dhe 204 kundër. Miratimi vjen 49 ditë para zgjedhjeve të mesit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | USHTRIA RUSE GODITI NJË AUTOBUS; 5 TË VDEKUR + 7 TË PLAGOSUR.
Kiev, Ukrainë | “Një dron rus goditi një autobus në rrethin Nikopol të rajonit Dnipropetrovsk, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur shtatë të tjerë”. Kështu tha kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Dnipropetrovskit, Oleksandr Ganzha, i cituar nga entet mediatike vendore. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | USHTRIA RUSE SULMOI TRENIN KIEV-MIKOLAIV.
Kiev, Ukrainë | “Treni i pasagjerëve Kiev-Mikolaiv u sulmua dhe u godit nga rusët”. Kështu njoftuan “Hekurudhat Ukrainase” në platformën shoqërore virtuale “Telegram”, të cituara nga enti mediatik vendor “Ukrinform”. Falë paralajmërimit në kohë nga ekipi i monitorimit të Ukrzaliznytsia (Hekurudhave) stafi dhe pasagjerët në bord u evakuuan. Transferimet me autobus për pasagjerët u organizuan në bashkëpunim me Administratën Ushtarake Rajonale të Mikolaiv-it. Nga z. Erton Duka.
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): KEUTA ËSHTË EVROPË; I FLAS DREJTPËRDREJT POPULLIT SPANJOLL; NE JEMI NË ANËN TUAJ.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Të gjithë kufijtë tanë të jashtëm janë kufij evropianë. Prandaj, dua t'i drejtohem drejtpërdrejt popullit spanjoll. Kufiri i Keutës është një kufi evropian. Sepse Keuta është Spanjë. Keuta është Evropë. Dhe Evropa do të jetë në krahun tuaj”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për Gjendjen e Bashkimit (Unionit). “Ngjarjet e kësaj vere tregojnë se mjetet tona duhet të evoluojnë - veçanërisht pë
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DUAN QË NE TË TËRHIQEMI NGA TË DREJTAT E GRAVE; NE DO T'I MBROJMË ATO.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Sot vlerat tona themelore po vihen në pikëpyetje. Disa madje duan të na bëjnë të bëjmë prapa sa i përket të drejtave të grave. Na kthen në një kohë kur gratë ishin qytetare të klasit të dytë”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për Gjendjen e Bashkimit (Unionit). “Ne luftuam kaq shumë për trajtim të barabartë, mundësi të barabarta, paga të barabarta. Gratë janë këtu për të qëndruar. Ne do t’i
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): KANADAJA DO TË JETË ANËTARJA E PARË E ASOCIUAR E BASHKIMIT EVROPIAN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ne duhet urgjentisht të ripërcaktojmë partneritetet tona. Pra, do të doja të punoja me ju për të hapur derën që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e Bashkimit Evropian”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për Gjendjen e Bashkimit (Unionit) drejtuar kryeministrit kanadez Mark Karni (Carney). “Ne do të bashkojmë forcat vullnetarisht. Do të kalojmë nga CETA në një Aleancë për të Ardhme
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DO T’I FTOJ SHEFAT E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE PËR DISKUTIM.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ligji për Inteligjencën Artificiale është një element thelbësor dhe e vendos Evropën në një pozicion për të udhëhequr përpjekjet botërore se si të adresohet kjo çështje. Prandaj, ne do ta intensifikojmë angazhimin tonë me partnerë me të njëjtat mendime, siç janë Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për Gjendjen e Bashkimit (Unionit). “Ne duam të bashkëpunojmë
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): NDALIM I MEDIAVE SHOQËRORE VIRTUALE PËR FËMIJËT NËN 13 VJEÇ.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Nesër Komisioni do të propozojë Aktin e Bashkimit Evropian për Fëmijët. Ne do të miratojmë një qasje graduale dhe të diferencuar. Çdo grupmoshë ka nevojat e veta specifike dhe, si pasojë, secila do të marrë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje. Fëmijët nën 13 vjeç nuk lejohen të përdorin mediat sociale. Nuk ka llogari personale për fëmijë nën 15 vjeç”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për G
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): KËRCËNIMET NDAJ DEMOKRACIVE JO VETËM NGA JASHTË POR EDHE NGA FORCAT ANTIDEMOKRATIKE PO RRITEN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Nuk duhet të kemi iluzione. Kërcënimet ndaj demokracive tona nuk vijnë vetëm nga jashtë. Ne shohim rritjen e forcave antidemokratike dhe antievropiane”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për Gjendjen e Bashkimit (Unionit). “Herë pas here, kemi parë dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja të përpiqen të na ndajnë, të gërryejnë besimin në strukturën tonë demokratike dhe median e lirë. Fushatat zg
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): ËSHTË E DHIMBSHME TË SHOHËSH 27 VENDET ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN PA SHUMICË PËR IZRAELIN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Vuajtjet e thella në Gazë dhe dhuna e pakontrolluar e kolonëve në Bregun Perëndimor kanë prekur thellë evropianët. Vendimi i qeverisë izraelite për të ecur përpara me projektin e paligjshëm të vendbanimeve ‘E1’ është i papranueshëm. Vitin e kaluar, i kërkova Evropës të vepronte, duke propozuar një sërë masash. Është e dhimbshme për shumë evropianë që Shtetet Anëtare nuk kanë arritur shumicën e nevojshme për një përgjigje të unifikuar. Disa Sh
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): ATA DUAN TA SHPËRBËJNË BASHKIMIN EVROPIAN; LE TË LUFTOJMË PËR EVROPËN TONË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Zgjedhja jonë është e qartë. A duam një Evropë të fortë dhe të pavarur që mbron vlerat e saj në botë? Apo lejojmë që demokracitë tona të minohen nga përfaqësuesit dhe kukullat e autoritarëve? Qofshin ultranacionalistë apo anti-evropianë, qoftë ndërhyrje ruse apo dezinformim, emrat mund të jenë të ndryshëm, por qëllimi i tyre është i njëjtë. Ata i përçmojnë vlerat tona dhe duan të shkatërrojnë unitetin tonë evropian. Pra, le të mos kundërshtoj
Agjencia Telegrafike Vox
JEMEN | REBELËT HUTHI: ME NDIHMËN DHE HIRIN E ALLAHUT ARRITËM TË RRËZONIN NJË AEROPLAN LUFTARAK SAUDIT “F-15”.
Sanë, Jemen | Rebelët Huthi të mbështetur nga Irani morën përgjegjësinë këtë mëngjes për rrëzimin e një avioni luftarak saudit F-15 mbi provincën Marib. Kjo u njoftua në një deklaratë nga zëdhënësi ushtarak Jahja Sari (Yahya Saree), të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Zyrtari pohon se avionë të tjerë luftarakë sauditë u detyruan të tërhiqeshin ndërsa kryenin fluturime zbulimi për të kërkuar rrënojat e avionit të rrëzuar. F15 thuhet se u godit nga një raketë tokë-aj
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


