top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
ISLANDË | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: I BËJ THIRRJE RUSISË TË NDAJË INFORMACIONE MBI VDEKJEN E STUDIUESIT NË SIBERI.
Reikjavik, Islandë | Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio, i kërkoi Rusisë të jetë transparente dhe të ndajë informacion pas vdekjes së një studiuesi në një institut të murtajës në Siberi. “Varet nga Rusia të ofrojë më shumë informacion rreth asaj që ka ndodhur”, - tha sekretari Rubio në margjinat e një vizite në Islandë, duke theksuar se çdo rast i infeksionit laboratorik është veçanërisht shqetësues në dritën e pandemisë Covid. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia T
Agjencia Telegrafike Vox
KOSTA RIKË | PRESIDENTJA LAURA FERNANDEZ: MË 14 TETOR DO TË PËRUROHET BURGU I RI PËR KRIMIN E ORGANIZUAR.
San Jose, Kosta Rikë | Presidenca e Kosta Rikës ka njoftuar se Qendra e Kontrollit të Lartë kundër Krimit të Organizuar (Cacco) do të përurohet më 14 tetor. Gjatë një mesazhi drejtuar kombit, presidentja Laura Fernandez tregoi pamje të infrastrukturës së re, duke hedhur poshtë kritikat e atyre që e quajnë atë një burg të madh. “Sot mund të themi me krenari se Qendra e Kontrollit të Lartë kundër Krimit të Organizuar është gati”, - tha presidentja Fernandez. Kompleksi ndodhet b
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | FORCAT UKRAINASE VRANË TRE VETA DHE PLAGOSIN TRE TË TJERË NË NJË SULM NDAJ NJË MINIBUSI.
Kiev, Ukrainë | “Tre veta u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm nga forcat ukrainase ndaj një minibusi në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit Zaporizhzhia të Ukrainës”. Kështu tha kreu i administratës pro-ruse, Jevgeni Balitski (Yevgeny Balitsky). “Një sulm i synuar nga një dron armik ndaj një minibusi në fshatin Basan, distrikti Pologovski i komunës shkaktoi disa vdekje dhe lëndime”, - shkroi ai në platformën shoqërore virtuale “Telegram”. Informacionet parap
Agjencia Telegrafike Vox
SULLTANATI I OMANIT | OKB-ja: 3.4 MILIARDË NJERËZ PËRBALLEN ME KRIZË STREHIMI; 1 MILIARD JETOJNË NË LAGJE TË VARFRA; STREHIMI I PËRSHTATSHËM NUK ËSHTË LUKS; ËSHTË THEMELI I NJË JETE DINJITOZE.
Muskt, Sulltanati i Omanit | Të mbledhur në Muskat të Omanit, në Ditën Botërore të Habitatit, përfaqësues të qeverive, shoqërisë civile dhe akademive bënë thirrje për veprime të menjëhershme për të trajtuar krizën e strehimit që prek gati 3.4 miliardë njerëz. “Strehimi i përshtatshëm nuk është luks. Është themeli i një jete dinjitoze dhe qyteteve të qëndrueshme”. Kështu tha drejtoresha ekzekutive e UN-Habitat, Programit të Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore, Anakl
Agjencia Telegrafike Vox
BULLGARI | DRONËT GODITËN DY ANIJE NË BREGDETIN E DETIT TË ZI; NJË NGA ANIJET U FUNDOS; EKUIPAZHI U ZHDUK.
Sofie, Bullgari | “Qeveria njoftoi se dronët kanë goditur dy anije tregtare pranë brigjeve të Bullgarisë në Detin e Zi. Një nga anijet u fundos”. Kështu njoftoi Shërbimi bullgar i Shpëtimit Detar. “Të dyja u goditën nga dronë në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi”, - kumtoi qeveria, duke thirrur një takim urgjent. “Një nga anijet u fundos dhe ekuipazhi i saj është i zhdukur”, tha drejtori i Qendrës së Koordinimit të Operacioneve të Shpëtimit Detar, Roumen
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DO TË KRIJOJMË NJË GRUP PUNE PËR TË PËRMBLEDHUR KËRKESËN PËR ENERGJI TË BASHKIMIT EVROPIAN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Në përgjithësi, importet e lëndëve djegëse fosile i kanë kushtuar Evropës 100 miliardë euro shtesë që nga fillimi i luftës në Iran. Ne të gjithë po e ndiejmë ndikimin e rritjes së kostove të energjisë. Dhe situata mund të përkeqësohet me afrimin e dimrit. Prandaj duhet të veprojmë tani. Për të mbrojtur ata që kanë më shumë nevojë”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në fjalimin e saj në seancën plenare t
Agjencia Telegrafike Vox
PAKISTAN | ISLAMABADI DHE ANKARAJA DO TË DËRGOJNË FORCA USHTARAKE NË ARABINË SAUDITE PËR TA MBROJTUR NGA SULMET E REBELËVE HUTHI TË MBËSHTETUR NGA IRANI.
Islamabad, Pakistan | Turqia dhe Pakistani, të lidhura me Arabinë Saudite nga një pakt i mbrojtjes së ndërsjellë, njoftuan në një deklaratë të përbashkët vendosjen e forcave ushtarake në mbretëri, e cila ka qenë shënjestër e sulmeve të rregullta nga rebelët Huthi të Jemenit. “Ministri saudit i mbrojtjes, Princi Khalid bin Salman, lëshoi një deklaratë pas një takimi urgjent në Riad midis nënshkruesve të Paktit të Mekës, marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes të nënshkruar n
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | STUDENTËT PO KTHEHEN NË RRUGË; AUTORITETET KANË FRIKË SE DO TË PASOJË KAOS I PËRGJITHSHËM.
Paris, Francë | Studentët po kthehen në rrugë në të gjithë Francën dhe po rritet frika se demonstratat e reja mund të shkaktojnë kaos të përhapur. Situata në prag të aktit të tretë të protestës së nxënësve të shkollave të mesme, e cila tani mbështetet nga kolegë nga disa universitete, dukej e zjarrtë. Përpjekjet e autoriteteve shkollore për të filluar dialog me shoqatat e nxënësve dhe prindërve, të cilat filluan të premten e kaluar, një ditë pas demonstratës së fundit, patën
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | MONARKËT FELIPE VI-të dhe LETICIA (LETIZIA) PËR VIZITË NË FINLANDË.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Monarkët Felipe VI-të dhe Leticia (Letizia), nisen sot për në Finlandë për një vizitë shtetërore që synon forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe nënvizimin e angazhimit të Madridit për sigurinë dhe mbrojtjen e Arktikut, në një vend veçanërisht të ekspozuar ndaj kërcënimit rus”. E thënë kjo sipas Pallatit të Mbretit dhe Ministrisë së Jashtme. Kjo është vizita e parë shtetërore e monarkëve spanjollë në vend. Në udhëtimin dy-ditor, nga sot deri të mërku
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | PRESIDENTI ISAK (ISAAC) HERZOG: JEMI NË ZI PËR VIKTIMAT QË RANË MË 7 TETOR.
Jeruzalem, Izrael | Presidenti Isak (Isaac) Herzog dhe kryeministri Benjamin Netanjahu morën pjesë në një ceremoni shtetërore në malin Herzl në Jerusalem për të përkujtuar të rënët e luftës. “Ulja e flamurit shpreh zinë e përbashkët kombëtare të Shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij dhe i kushtohet kujtimit të grave dhe burrave, fëmijëve, foshnjave, të moshuarve, civilëve dhe ushtarëve që u vranë dhe ranë në sulmin terrorist të 7 tetorit 2023 dhe në luftën e ‘Shpatave të
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: REGJIMI IRANIAN ËSHTË I DESTINUAR TË ZHDUKET; NUK DO TË KETË QEVERI TË HAMASIT NË GAZË.
Jeruzalem, Izrael | “Edhe tre vjet më vonë, kur Izraeli është më i fortë se kurrë, orët e tmerrshme të masakrës së 7 tetorit, të cilat i zbuluan botës brutalitetin e armikut tonë, mbeten të skalitura në kujtesën tonë. Ne kurrë nuk kemi qenë dhe as nuk do të jemi kurrë si armiqtë tanë”. Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu gjatë përkujtimit shtetëror për ushtarët e rënë, duke shënuar përvjetorin e tretë të fillimit të luftës me masakrën e 7 tetorit 2023. “Ne kemi krijuar
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | SULME ME BOMBA NË KHARKIV; TRE TË VDEKUR DHE 25 TË PLAGOSUR.
Kiev, Ukrainë | “Rusët nisën tre sulme me bomba të drejtuara në mes të ditës në Kharkiv, duke goditur ndërtesa dhe depo. Aktualisht raportohet për 3 të vdekur dhe 25 të plagosur”. Kështu njoftoi kryetari i bashkisë së Kharkivit, Igor Terekhov, i cituar nga entet mediatike vendore. Pas bombardimeve të Kievit për ditë të tëra, Rusia i ka zhvendosur bombardimet e saj në Kharkiv, në përputhje me planin e saj për të goditur qytetet kryesore të Ukrainës dhe për të detyruar banorët
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


