MBRETËRIA E SPANJËS | MONARKËT FELIPE VI-të dhe LETICIA (LETIZIA) PËR VIZITË NË FINLANDË.

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Monarkët Felipe VI-të dhe Leticia (Letizia), nisen sot për në Finlandë për një vizitë shtetërore që synon forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe nënvizimin e angazhimit të Madridit për sigurinë dhe mbrojtjen e Arktikut, në një vend veçanërisht të ekspozuar ndaj kërcënimit rus”.
E thënë kjo sipas Pallatit të Mbretit dhe Ministrisë së Jashtme.
Kjo është vizita e parë shtetërore e monarkëve spanjollë në vend.
Në udhëtimin dy-ditor, nga sot deri të mërkurën, me ndalesa në Helsinki dhe Rovaniemi, kryeqytetin e Laplandës, mbreti Felipe VI-të dhe mbretëresha Leticia (Letizia) do të shoqërohen nga ministri i jashtëm Josa Manuel Albares.
Vizita vjen pas njoftimit të kryeministrit Pedro Sançez (Sánchez) më 8 korrik se Spanja do t'i bashkohet misionit të Forcave Tokësore të Avancuara të NATO-s në Finlandë, për të kontribuar në mbrojtjen e krahut verilindor të Aleancës dhe rajonit Arktik.
Në Helsinki, sovranët do të zhvillojnë takime institucionale dhe politike, ndërsa në Rovaniemi, mbreti Felipe VI-të do të vizitojë misionin e NATO-s dhe Krahun Ajror të Laplandës të Forcave Ajrore Finlandeze, si dhe bazën e Brigadës Jaeger të Forcave Tokësore.
Qyteti laponez priti Samitin Evropian të Arktikut shtatorin e kaluar, i cili theksoi nevojën për të përshtatur sigurinë e rajonit me realitetin e ri gjeopolitik përballë kërcënimit që paraqet Rusia, me të cilën Finlanda ndan një kufi prej 1300 kilometrash.
Mbreti do të marrë pjesë gjithashtu në një seminar kushtuar sigurisë dhe bashkëpunimit përgjatë kufijve të Evropës, nga Arktiku në Mesdhe, dhe aftësisë së Bashkimit Evropian për të ndërhyrë në skenën ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments