PAKISTAN | ISLAMABADI DHE ANKARAJA DO TË DËRGOJNË FORCA USHTARAKE NË ARABINË SAUDITE PËR TA MBROJTUR NGA SULMET E REBELËVE HUTHI TË MBËSHTETUR NGA IRANI.

Islamabad, Pakistan | Turqia dhe Pakistani, të lidhura me Arabinë Saudite nga një pakt i mbrojtjes së ndërsjellë, njoftuan në një deklaratë të përbashkët vendosjen e forcave ushtarake në mbretëri, e cila ka qenë shënjestër e sulmeve të rregullta nga rebelët Huthi të Jemenit.
“Ministri saudit i mbrojtjes, Princi Khalid bin Salman, lëshoi një deklaratë pas një takimi urgjent në Riad midis nënshkruesve të Paktit të Mekës, marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes të nënshkruar nga Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani”.
Kështu raportoi enti emdiatik katarez “Al Jazeera”.
Ministri Khalid bin Salman tha se takimi riafirmoi solidaritetin dhe unitetin e vendeve tona në përballjen me sulmet frikacake nga Huthitë kundër Mbretërisë dhe vendeve të shenjta.
Ai shtoi gjithashtu se vendet ranë dakord të aktivizojnë masa kolektive parandaluese brenda Aleancës, në përgjigje të sulmeve dhe të gjithë atyre që janë përgjegjës.
Një komitet i Paktit të Mbrojtjes së Mekës, vendosi të marrë masat e nevojshme për të siguruar forcat dhe aftësitë ushtarake të dakorduara dhe për të siguruar vendosjen e tyre të shpejtë në Mbretëri.
Një deklaratë e përbashkët, e lëshuar sot pas takimit urgjent të zyrtarëve nga të tre vendet, gjithashtu dënoi në termat më të forta përpjekjen për të synuar Mekën dhe Medinën … duke përsëritur refuzimin e vendosur të çdo sulmi ose kërcënimi për sigurinë dhe integritetin territorial të Mbretërisë.
Komiteti vendosi të vazhdojë menjëherë me zbatimin praktik të angazhimeve të mbrojtjes kolektive dhe të marrë masat e nevojshme për të siguruar forcat dhe aftësitë ushtarake të dakordësuara dhe për të siguruar vendosjen e tyre të shpejtë në Mbretëri, duke forcuar kështu gatishmërinë operacionale, integrimin ushtarak dhe kapacitetin kolektiv për t'u përballur dhe për t'iu kundërvënë kërcënimeve.
Palët pohuan se siguria e secilës prej tyre është një pjesë integrale e sigurisë kolektive të tre vendeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments