top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
KUBË | PARTIA KOMUNISTE LEJOI INDIVIDËT PRIVATË TË IMPORTOJNË MALLRA TREGTARE.
Havanë, Kubë | Pas vitesh të tëra kufizimesh dhe pavarësisht embargos së ShBA-ës prej dhjetëvjeçarësh qeveria kubaneze ka autorizuar importet tregtare (komerciale) nga individë privatë dhe ka legalizuar transaksionet që më parë rrezikonin sekuestrimin ose konfiskimin nga autoritetet doganore nëse tejkalonin kufijtë e përcaktuar për përdorim vetjak. I konsideruar si një nga zhvillimet më të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të reformës ekonomike, masa do të hyjë në fuqi më
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK KA MARRËVESHJE PËR TELEFONATË MIDIS PRESIDENTËVE PUTIN DHE TRAMP (TRUMP).
Moskë, Federata Ruse | “Një marrëveshje për telefonatë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) nuk është arritur ende”. Kështu tha zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitri (Dmitry) Peskov, pasi presidenti Danlld Tramp (Donal Trump) njoftoi mbrëmë se po planifikonte një bisedë telefonike me homologun e tij rus shumë shpejt, në lidhje me alarmin për vdekjen e dyshuar nga murtaja pneumonike në Siberi. “Për momentin, biseda nuk ësh
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK KEMI INFORMACION MBI KËRKESËN E SHBA-ës PËR NJË RAST TË DYSHUAR MURTAJE.
Moskë, Federata Ruse | Kremlini nuk ka informacion në lidhje me një komunikim diplomatik nga Shtetet e Bashkuara drejtuar Rusisë, në të cilin thuhet se ka kërkuar informacion më të detajuar mbi vdekjen e supozuar nga murtaja pneumonike e një studiuesi në Siberi. “Nuk kam asnjë informacion për këtë”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov, kur iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me një hap të tillë, i cili, sipas entit mediatik amerikan “Wall Street J
Agjencia Telegrafike Vox
NAPOLI | BUJQIT VENDORË I SHFRYTËZOJNË PUNËMARRËSIT E HUAJ PA LEJE QËNDRIMI SI SKLLEVËR; 14 ORË PUNË NË DITË.
Kazertë, Napoli, Itali | Ata punonin deri në 14 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në shi dhe në vapë. Ata paguheshin midis 80 centëve dhe një euro e gjysmë për çdo arkë. Ata nuk lejoheshin të merrnin leje mjekësore ose të komunikonin me telefon. Ata i nënshtroheshin mbikëqyrjes së vazhdueshme nga kryetarët e grupeve. Do të kishin humbur vendet e punës nëse nuk do të ishin arratisur gjatë kontrolleve të policisë, ose nëse do të kishin performancë të dobët në punë ose do të sëm
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | KOMITETI USHTARAK I NATO-s VIZITOI KIEVIN.
Kiev, Ukrainë | “Komiteti Ushtarak i NATO-s, i kryesuar nga admirali Xhuzepe Kavo (Giuseppe Cavo) Dragone, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kiev”. Kështu raportuan entet mediatike ndërkombëtare. Komiteti ndihmon dhe këshillon Këshillin e Atlantikut të Veriut, Komitetin e Planifikimit të Mbrojtjes dhe Grupin e Planifikimit Bërthamor të NATO-s. Roli i tij kryesor është të ofrojë udhëzime dhe këshilla mbi politikën dhe strategjinë ushtarake. Komiteti u ftua nga komandanti i ri Sup
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | DEMONSTRATA DHE PËRLESHJE NË MBARË VENDIN.
Paris, Francë | Vala e të rinjve u kthye në rrugët franceze. Është “Gjenerata Z”, nxënës të shkollave të mesme të moshës 14 deri në 17 vjeç, të cilët po e zvarrisin të gjithë vendin në një protestë të gjerë që shkon përtej kërkesave për ndërtesa shkollore, klasa të mbipopulluara apo sistem arsimor. Një protestë paqësore ku morën pjesë edhe prindër dhe mësues, e cila është dëmtuar nga disa grupe të dhunshme periferike që kanë provokuar përplasje në Paris, Lion dhe Strasburg, d
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PROTESTAT STUDENTORE NË DHJETËRA QYTETE; POLICIA PËRDORI GAZ LOTSJELLËS.
Paris, Francë | Demonstrata u mbajtën në Paris dhe dhjetëra qytete të tjera franceze për ditën e tretë të protestave studentore. Ashtu si në rastet e tjera, filluan trazirat, të cilat u raportuan në Lion, ku grupe njerëzish shumë të rinj sfiduan policinë në rrugë dhe u sprapsën me gaz lotsjellës dhe topa uji; në Marsejë filloi një marshim i egër. Në Lion, protestuesit hodhën gurë në një stacion policie. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PËRLESHJE NË PROTESTAT E STUDENTËVE NË STRASBURG.
Strasburg, Francë | Barrikadat, gazi lotsjellës dhe bombat u hodhën në marshimin studentor në Strasburg. Pas një marshimi paqësor ku morën pjesë mijëra njerëz, përfshirë delegacione të eurodeputetëve të krahut të majtë, disa qindra studentë arritën në zonën e universitetit dhe u përpoqën të ktheheshin në qendër të qytetit. Atje ata u ndaluan nga gazi lotsjellës i qëlluar nga njësitë e policisë për trazira. Studentët, pasi kishin ndërtuar barrikada me kontejnerë mbeturinash dh
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: SOT U MBYLLËN 11 MIJË FAQE BASTESH ONLINE.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Me hyrjen në fuqi të dekretit të lëshuar nga qeveria e presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, afërsisht 11 mijë faqe bastesh sportive dhe kazinosh online do të ndërpresin aktivitetin në Brazil sot. Përdoruesit që përpiqen të hyjnë në këto platforma do të ridrejtohen në një faqe interneti qeveritare që ofron informacion mbi bllokimin e shërbimit dhe pezullimin e të gjitha reklamave që lidhen me sektorin. Afati për tërheqje vullnetare
Agjencia Telegrafike Vox
KOMISIONI EVROPIAN: SHTETET E REJA ANËTARE DO TË DUHET TË ANGAZHOHEN PËR TË MOS BLLOKUAR ZGJERIMET E MËTEJSHME TË BE-së.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Traktatet e ardhshme të pranimit në Bashkimin Evropian duhet të përfshijnë një garanci specifike institucionale për të adresuar shkeljet serioze të vlerave themelore të Bashkimit Evropian dhe parimin e bashkëpunimit të sinqertë nga një shtet anëtar i ri”. Ky është një nga propozimet e Komisionit Evropian që përmbahet në paketë për të përgatitur Bashkimin Evropian për zgjerim. Në rastet më serioze, masat mund të përfshijnë pezullimin e të drej
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | GJYKATA KUSHTETUESE HAPI RRUGËN PËR AMNISTI PËR KARLES PUTSHDEMONIN (CARLES PUIGDEMONT).
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Gjykata Kushtetuese mbështeti me shumicë votash apelet e udhëheqësve pro-pavarësisë të dënuar për përvetësim të fondeve publike dhe urdhëroi Gjykatën Supreme t'u japë atyre amnisti. Vendimi u miratua me shtatë vota pro dhe pesë kundër”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “La Vanguardia”. Vendimi hapi rrugën për një falje gjyqësore që do t'i jepet ish-presidentit katalanas Karles Putshdemon (Carles Puigdemont). Nga z. Erton Duka. © Copyright |
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | GJYKATA E LARTË ANULOI URDHËR-ARRESTIN PËR KARLES PUTSHDEMONIN (CARLES PUIGDEMONT).
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Karles Putshdemoni (Carles Puigdemont) mund të kthehet në Spanjë sot, tetë vjet pasi iku në Belgjikë pas referendumit të njëanshëm për pavarësi të 1 tetorit 2017, pa frikën e arrestimit. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Pablo Llarena, e anuloi (revokoi) urdhrin e arrestit për përvetësim që ende rëndonte kundër tij, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “El Pais”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegr
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


