top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: REGJIMI IRANIAN ËSHTË I DESTINUAR TË ZHDUKET; NUK DO TË KETË QEVERI TË HAMASIT NË GAZË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 hour ago
1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Edhe tre vjet më vonë, kur Izraeli është më i fortë se kurrë, orët e tmerrshme të masakrës së 7 tetorit, të cilat i zbuluan botës brutalitetin e armikut tonë, mbeten të skalitura në kujtesën tonë.


Ne kurrë nuk kemi qenë dhe as nuk do të jemi kurrë si armiqtë tanë”.


Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu gjatë përkujtimit shtetëror për ushtarët e rënë, duke shënuar përvjetorin e tretë të fillimit të luftës me masakrën e 7 tetorit 2023.


“Ne kemi krijuar zona sigurie në të gjitha kufijtë.


Ne kemi ndikuar rëndë në programet bërthamore dhe balistike të Iranit.


Ende kemi detyra për të përfunduar dhe synojmë t'i përfundojmë ato.


Nuk do të ketë qeveri të Hamasit në Gaza; kushdo që i mbajti peng qytetarët tanë po i mbaron koha.


Ne nuk do të lejojmë që regjimi iranian të vazhdojë të paraqesë një kërcënim; është më i dobët se kurrë dhe i destinuar të zhduket.


Në të njëjtën kohë, ne po krijojmë gjithashtu mundësinë e zgjerimit të rrethit të paqes në zonë dhe do të kemi sukses edhe në këtë”, - tha kryeministri Netanjahu.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page