top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
IRAN | KOMANDA USHTARAKE: MBYLLËM NGUSHTICËN E HORMUZIT PËR SHKAK TË SULMEVE IZRAELITE NË LIBAN.
Teheran, Iran | “Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit për trafikun detar pas shkeljeve të marrëveshjes me ShBA-ës përmes sulmeve izraelite në Liban”. Kështu njoftoi komanda ushtarake iraniane. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | MBROJTJA CIVILE: TË PAKTËN 16 TË VDEKUR + 12 TË PLAGOSUR NGA SULMET IZRAELITE.
Bejrut, Liban | “Të paktën 16 persona janë vrarë në sulmet izraelite në rajonin jugor të Nabatieh-ut”. Kështu njoftoi Mbrojtja Civile Libaneze. “Ekipet e Mbrojtjes Civile, të mobilizuara që nga orët e para të mëngjesit në lagjen Nabatieh në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme në zonë pavarësisht armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, transportuan 16 të vdekur dhe 12 të plagosur në spital”, tha ajo në një deklaratë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike V
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT SULMOI ZONËN E SIGURISË NË LIBANIN JUGOR.
Jeruzalem, Izarel | Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) sulmoi zonën e sigurisë në Libanin jugor. Gjatë natës, organizata terroriste Hezbollah qëlloi më shumë se 50 predha drejt forcave izraelite në zonën e sigurisë në Libanin jugor. “Pas këtyre sulmeve, IDF-ja po godet objektivat e organizatës terroriste Hezbollah në jug të vendit”, tha një zëdhënës i IDF-së në një deklaratë, duke pohuar sulmet kundër Hezbollahut në Libanin jugor. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Teleg
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA E KINËS | PRESIDENTI UILLIAM LAI ÇING-te (WILLIAM LAI CHING-te): PEKINI DUHET TË HEQË DORË NGA EKSPANSIONIZMI; TË ARDHMEN TONË E FORMËSOJMË VETË.
Taipei, Republika e Kinës | “Tajvani mbetet i gatshëm të angazhohet në dialog dhe bashkëpunim me Pekinin mbi bazën e barazisë dhe dinjitetit, me kusht që Republika Popullore e Kinës të heqë dorë nga ekspansionizmi i saj ushtarak në Ngushticë dhe detet përreth”. Kështu tha presidenti i Republikës së Kinës, Uilliam Lai Çing-te (William Lai Ching-te), duke folur në një pritje për korrespondentët e huaj në Taipei. Në fjalën e tij, presidenti vuri në dukje se viti 2026 shënon 30-v
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | USHTRIA: NJË SULM IZRAELIT NA VRAU NJË USHTAR.
Bejrut, Liban | Ushtria libaneze tha se një sulm izraelit vrau një nga ushtarët e saj në jug të vendit sot, pavarësisht një marrëveshjeje të re armëpushimi të arritur një ditë më parë midis Izraelit dhe Hezbollahut. “Një sulm armik izraelit shënjestroi një ushtar të ushtrisë në rrugën Kfar Rumman-Nabatieh, duke rezultuar në martirizimin e tij”. Kështu tha ushtria në një deklaratë, duke shtuar se vazhdimi i sulmeve brutale izraelite synon të pengojë çdo zgjidhje që do të lejon
Agjencia Telegrafike Vox
GAZË | RRETH 4 TË VRARË NGA SULMET IZRAELITE.
Gazë | “Të paktën katër palestinezë u vranë dhe të tjerë u plagosën në orët e para të mëngjesit të sotëm kur forcat izraelite bombarduan një ndërtesë apartamentesh në qytetin e Gazës”. Kështu raportoi agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”, duke cituar burime mjekësore. Që nga marrëveshja e armëpushimit e shpallur në tetor të vitit të kaluar, më shumë se 4 mijë palestinezë janë vrarë ose plagosur. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | ZËDHËNËSI I MINISTRISË SË JASHTME ISMAEIL BAGHAEI: DËNOJMË SULMET IZRAELITE NË LIBAN; SHBA-ës JANË PËRGJEGJËSE PËR SHKELJEN E MARRËVESHJES.
Teheran, Iran | Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Ismaeil Baghaei dënoi me forcë operacionet e fundit ushtarake izraelite dhe aktet terroriste - sipas tij - kundër disa rajoneve të Libanit. Ai paralajmëroi për pasojat e menjëhershme të veprimeve në rritje të regjimit dhe i mbajti ShBA-ës përgjegjëse drejtpërdrejt, duke përmendur shkelje të memorandumit të paqes të nënshkruar më 17 qershor. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botë
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT DO TË QËNDROJË NË LIBAN PËR AQ KOHË SA TË JETË E NEVOJSHME; HEZBOLLAHU DO TË PAGUAJË SHTRENJTË PËR SULMET.
Jeruzalem, Izrael | “Këtë mëngjes zhvillova një takim për vlerësimin e situatës me ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit. Udhëzimet e mia janë të qarta; Izraeli nuk do të tolerojë sulme kundër ushtarëve tanë ose territorit tonë dhe do ta bëjë Hezbollahun të paguajë shtrenjtë për këto sulme”. Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu në një deklaratë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacio
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | MBI 16 TË VDEKUR NGA SULMET E FORCËS MBROJTËSE TË IZARELIT.
Jeruzalem, Izrael | “Forca Mbrojtëse e Izraelit tha se kanë kryer sulme ajrore gjatë natës dhe kanë vazhduar të sulmojnë terroristët dhe infrastrukturën e Hezbollahut në disa zona të Libanit jugor”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Times of Israel”, duke shtuar se sulmet ishin një përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga grupi terrorist i mbështetur nga Irani. Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit “Nna” (الوكالة الوطنية للإعلام) raportoi se të paktën
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): KATËR USHTARË U VRANË NGA HEZBOLLAHU NË LIBANIN JUGOR.
Jeruzalem, Izarel | “Katër ushtarë izraelitë u vranë në një shkëmbim zjarri me Hezbollahun në jug të Libanit mbrëmë”. Kështu njoftoi zëdhënësi i Forcës Mbrojtëse të Izarelit (IDF) këtë mëngjes, siç raportohet nga entet mediatike vendore. Midis të vdekurve është nënkoloneli Dor Gedaliah Ben Simhon, komandant i Batalionit të 52-të të Brigadës së 401-të të Blinduar. Emrat e viktimave të tjera nuk janë bërë ende të ditura. Incidenti i rëndë, ndodhi rreth orës 12:20 të mëngjesit n
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KRYETARI I PARLAMENTIT DHE KRYENEGOCIATORI MOHAMMAD BAGHER GHALIBAF: BISEDIMET ME SHBA-ës JANË TË LIDHURA ME VIJAT TONA TË KUQE.
Teheran, Iran | “Siç e kemi demonstruar gjatë negociatave të kaluara, ne jemi të vendosur në respektimin e kushteve të përcaktuara dhe vijave të kuqe dhe në ndjekjen e interesave të kombit iranian”. Kështu tha kryetari i parlamentit dhe kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Irna”. “Nëse armiku përpiqet të tejkalojë kufirin, ne kemi treguar se e kemi gishtin te këmbëza dhe nuk do të hezitojmë t'i japim një përgjigje shkatër
Agjencia Telegrafike Vox
EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA: AUTORIZOJ VENDOSJEN E USHTRISË AMERIKANE PËR TË LUFTUAR NARKOTERRORISTËT.
Kuito, Ekuador | Presidenti Daniel Noboa ka autorizuar vendosjen e kontingjenteve ushtarake nga vendet aleate në provincat më të prekura nga dhuna, për të mbështetur Bllokun e Sigurisë në luftën kundër trafikut të drogës dhe grupeve të armatosura. Masa u formalizua me Urdhrin Ekzekutiv 424, i cili riafirmon ekzistencën e një konflikti të brendshëm të armatosur dhe forcon bashkëpunimin me shtetet partnere. Sipas presidentit Noboa, vendimi është rezultat i muajve të tërë pune d
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


