top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
IRAN | DY RAKETA GODITËN ISHULLIN KESHM (QESHM).
Teheran, Iran | “Dy raketa goditën ishullin Keshm (Qeshm)”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Tasnim”, duke shtuar se nuk kishte informacion zyrtar për ndonjë dëm. Agjencia shtetërore e lajmeve “Irna” raportoi rrëfimet e vendasve për dy predha që goditën zonën e Suzës në ishullin Qeshm në Iranin jugor, pasi zhurma e një avioni u dëgjua mbi ishull. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informaci
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | PARTIA ARABE “RA'AM” EMËRON UDHËHEQËSIN OPOZITAR GADI EISENKOT SI KRYEMINISTËR.
Jeruzalem, Izrael | Partia Arabe “Ra'am” (me 8 vende) ka emëruar (nominuar) udhëheqësin opozitar Gadi Eisenkot si kryeministër për të formuar një qeveri të re gjatë konsultimeve me presidentin Isak (Isaac) Herzog. “Ne jemi partia më e madhe arabe në Izrael”. Kështu tha kreu i partisë, tha Mansur (Mansour) Abbas, duke specifikuar se “Lista e Përbashkët”, e cila fitoi 11 vende, është një aleancë e tre partive arabe. “Pjesëmarrja arabe gjatë zgjedhjeve është shifra më domethënës
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | PARTIA ULTRA-ORTODOKSE ASHKENAZE “FRAKSIONI I JUDAIZMIT TË BASHKUAR” REFUZON ALEANCË POLITIKE ME KRYEMINISTRIN BENJAMIN NETANJAHU.
Jeruzalem, Izrael | Fraksioni i Judaizmit të Bashkuar, një aleancë midis dy partive ultra-ortodokse ashkenaze në Izrael, ka vendosur të mos emërojë (nominojë) një kandidat për formimin e një qeverie, duke i thënë presidentit Isak (Isac) Herzog gjatë konsultimeve se nuk është i detyruar nga asnjë bllok zgjedhor. Partia, e cila ishte pjesë e qeverisë deri në muajin korrik të vitit 2025 dhe më pas e mbështeti koalicionin nga jashtë, po prish kështu një aleancë të gjatë me kryemi
Agjencia Telegrafike Vox
PERU | QEVERIA SHPALLI GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME NË GATI 3/4 E VENDIT; FENOMENI EL NINO.
Limë, Peru | “Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore në gati tre të katërtat e rretheve të vendit për shkak të rrezikut të reshjeve të jashtëzakonshme dhe përmbytjeve të lidhura me fenomenin e motit El Nino”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. Masa, e miratuar nga administrata e presidentes Keiko Fuxhimori (Fujimori), prek lokalitetet në të 25 rajonet administrative dhe kërkon veprime urgjente nga autoritetet kombëtare, rajonale dhe vendore. Vendimi u mot
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KRYETARI I PARLAMENTIT MOHAMMAD BAGHER GHALIBAF: MESAZHI I AMERIKANËVE ËSHTË JO LUFTËS; E MBËSHTESIM; QEVERIA E SHBA-ës NUK DUHET TA TRADHTOJË OPINIONIN PUBLIK.
Teheran, Iran | “Nga ndërgjegjja ose nga kostoja e jetesës, amerikanët i thanë JO LUFTËS dhe ne e mbështesim këtë mesazh”. Kështu shkroi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) kryetari i parlamentit dhe kryenegociatori në bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mohammad Bagher Ghalibaf. “Nëse qeveria amerikane tradhton vullnetin e opinionit të saj publik për t'i shërbyer padronëve të saj ndërkombëtarë dhe shantazhistëve, do të zbulojë se JO-ja … do të shoqë
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E JASHTME: ZGJEDHJET E MESIT TË MANDATIT JANË ÇËSHTJE E BRENDSHME; DO TË VAZHDOJMË TË BASHKËPUNOJMË ME SHBA-ës.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Zgjedhjet e mesit të mandatit janë një çështje e brendshme e ShBA-ës. Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë me ShBA-ës për të mbështetur dhe zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, për të forcuar komunikimin, për të menaxhuar në mënyrë të përshtatshme dallimet, për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një marrëdhënie konstruktive dhe strategjikisht të qëndrueshme sino-amerikane bazuar në parime
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: UDHËHEQËSI SUPREM MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI I DHA QEVERISË KOMPETENCA PËR TË NEGOCIUAR ME SHBA-ës.
Teheran, Iran | “Udhëheqësi Suprem Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei i ka dhënë qeverisë kompetenca të caktuara në lidhje me bisedimet e paqes me Uashingtonin”. Kështu tha presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian, i cituar nga entet mediatike shtetërore dhe enti mediatik disident me seli në Londër “Iran International”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | ZËDHËNËSI I MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME ESMAIL BAGHAEI: GATI TË RIHAPIM NGUSHTICËN E HORMUZIT BRENDA 2 DITËSH NËSE SHBA-ës PRANOJNË KUSHTET.
Teheran, Iran | “Irani është gati të rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, në vend të shtatë ditëve të parashikuara fillimisht nga bisedimet, nëse Uashingtoni pranon kushtet e tij”. Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme. “Mundësia për ta zbatuar këtë plan brenda dy ditësh është një shenjë e mëtejshme e besimit të mirë të Iranit”, - tha zëdhënësi Esmail Baghaei, duke theksuar se shkëmbimi i mesazheve vazhdon përmes ndërmjetësve. Nëse përmbushen kërkes
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KOALICIONI POLITIK ARAB PRITET TË PROPOZOJË GADI EISENKOTIN SI KRYEMINISTËR.
Jeruzalem, Izrael | “‘Lista e Përbashkët’ (tre parti arabe) ka njoftuar gjysmëzyrtarisht se do t'ia rekomandojë Gadi Eisenkotin si kryeministër presidentit Isak (Isaac) Herzog në këshillime. Hamendësohet se edhe ‘Ra'am’ do të bëjë të njëjtën gjë”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Walla”. Z. Gadi Eisenkot është politikan i qendrës së djathtë, ish-shef i shtabit ushtarak dhe themelues i partisë “Jashar” (Yashar). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATET E BASHKUARA ARABE | GRUPI ELITAR KIBERKRIMINAL KOREANOVERIOR “TRADERTRAITOR” DYSHOHET SE HAKOI PLATFORMËN “BINANACE”; VODHI 6.3 MILIARDË $ PËR KOMUNISTËT.
Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe | Platforma “Binance” u hakua në vetëm 20 minuta; konsiderohet hakimi i shekullit. Hakimi masiv që rezultoi në vjedhjen e një shume rekord prej 6.3 miliardë dollarësh ($) ishte një sulm i vërtetë i shpejtë, me shumicën e transfertave të përfunduara në rreth 20 minuta. Sipas entit mediatik amerikan “Cnbc”, firma amerikane e analizave të blockchain-it “TRM Labs” ia ka atribuar sulmin kibernetik “TraderTraitor”-it, i cili është një grup elita
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | PARTIA E KRYEMINISTRIT BENJAMIN NETANJAHU KRYESON NË ZGJEDHJE POR NUK KA SHUMICËN PARLAMENTARE.
Jeruzalem, Izrael | Koalicioni i kryeministrit Benjamin Netanjahu ka tejkaluar bllokun kryesor të opozitës, por mbetet larg shumicës së nevojshme për të ruajtur kontrollin e parlamentit (Kneset), sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve legjislative, të botuara mbrëmë. Koalicioni në largim i krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë, i udhëhequr nga kryeministri Netanjahu, fitoi 53 nga 120 vendet në parlamentin njëdhomësh të Izraelit, me partinë Likud të kryeministri
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KËRKOHET HETIM PENAL PARAPRAK MBI PARATË E KATARIT TË DHËNA VOTUESVE ARABË NË ZGJEDHJE.
Jeruzalem, Izrael | “Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Izraelit, gjyqtari Noam Sohlberg, i ka kërkuar shefit të Shin Bet-it (Agjencia e Sigurisë së Izraelit ose Shabak, red) të hetojë akuzat për ndërhyrje të huaja në zgjedhje për shkak të dyshimeve për korrupsion zgjedhor nga Katari, pasi shefi i inteligjencës vendase David Zini paraqiti informacione që ai i përshkroi si jashtëzakonisht serioze”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Channel 12”, duke shtuar se d
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


