top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
IRAN | MINISTRIA E JASHTME: AKUZOJMË NATO-n PËR BASHKËPUNIM NË LUFTË ME SHBA-ës.
Teheran, Iran | Qeveria iraniane ka akuzuar NATO-n për bashkëpunim në luftën e ShBA-ës kundër Republikës Islamike. Ky qëndrim u manifestua pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu mbështetje për ShBA-ës dhe pretendoi se mijëra avionë amerikanë u ngritën nga baza të ndryshme evropiane për të mbështetur operacionin kundër Iranit. “Ky është një pranim i qartë dhe kompromentues i bashkëpunimit aktiv të NATO-s në një luftë të paligjshme agresioni kundër një shte
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: NUK TËRHIQEMI NGA LIBANI; NUK DO TË KETË ARMË BËRTHAMORE PËR IRANIN.
Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu përsëriti vendosmërinë e tij për të ruajtur një prani ushtarake në Libanin jugor dhe për të parandaluar Iranin nga pajisja me armë bërthamore. Duke folur në ceremoninë e diplomimit për kadetët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), kryeministri Netanjahu festoi arritjet ushtarake të Izraelit në luftërat në Rripin e Gazës, në Liban dhe kundër Iranit. “Ne dominojmë Libanin jugor dhe do të qëndrojmë në zonën e sigurt në Libanin
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): NUK DO TË TËRHIQEMI NGA LIBANI EDHE NËSE NA E KËRKOJNË SHBA-ës.
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), tha se Izraeli nuk do t'i tërheqë forcat e tij nga Libani jugor edhe nëse ka një kërkesë amerikane. “200 mijë banorë nuk do të kthehen”, tha ministri Kac (Katz), duke iu referuar libanezëve që u larguan për shkak të pushtimit dhe sulmeve të Izraelit. “Ajo që ndodhi në të kaluarën në zonat e sigurisë, ku kishte edhe një popullsi civile, ishin bomba buzë rrugës dhe sulme ndaj ushtarëve, dhe kjo është arsyeja pse ne nu
Agjencia Telegrafike Vox
BISEDIMET E PAJTIMIT MES IRANIT DHE VENDEVE TË GJIRIT PERSIK PLANIFIKOHEN TË MBAHEN NË ARABINË SAUDITE.
Riad, Arabia Saudite | Bisedimet e pajtimit midis Iranit dhe vendeve të Gjirit do të zhvillohen në Arabinë Saudite. “Kryeministri i Katarit udhëtoi sot për në Oman për t'u përgatitur për bisedimet midis shteteve të Gjirit, Irakut dhe Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit”. Kështu tha një diplomat anonim për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”. “Këto bisedime janë të ndara nga negociatat midis Uashingtonit dhe Teheranit”, tha diplomati anonim. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjen
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATET E BASHKUARA ARABE | SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: IRANI MUND TË PËRFITOJË NGA MUNDËSI TË RËNDËSISHME EKONOMIKE NËSE NUK SILLET SI LËVIZJE REVOLUCIONARE.
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe | Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio, tha se Irani mund të përfitonte nga mundësi të konsiderueshme ekonomike dhe investime të reja nëse zgjidhte të sillej si një vend dhe jo si një lëvizje revolucionare. Gjatë një vizite në Abu Dhabi, sekretari i Shtetit Rubio tha se, nëse arrihet përparim në negociata dhe në çështje të tjera të sigurisë që ende nuk janë diskutuar, Teherani mund të tërheqë investime të huaja të ngjashme me vendet e
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E JASHTME: JEMI GATI TË BASHKËPUNOJMË ME QEVERINË E ARDHSHME TË PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR ABELARDO DE LA ESPRIELLA.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | Republika Popullore e Kinës shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me qeverinë e ardhshme kolumbiane të presidentit të zgjedhur Abelardo De la Espriella, duke përsëritur qëllimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin dypalësh të zhvilluar vitet e fundit. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, tha se Pekini është gati të punojë me administratën e re për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm të
Agjencia Telegrafike Vox
KORE E VERIUT | DIKTATORI KIM JONG-un: ANIJET DETARE DO TË PAJISEN ME ARMË BËRTHAMORE.
Phenian, Kore e Veriut | Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pohuar se vendi i tij po pajis Marinën me armë bërthamore. Ai e bëri deklaratën gjatë lançimit të një anijeje luftarake, e thënë kjo sipas enteve mediatike shtetërore. “Marina po bëhet një forcë ushtarake e plotë, e pajisur me asete strategjike, pasi programi për pajisjen e Marinës me armë bërthamore po përparon pa probleme sipas rrugës së planifikuar”, tha diktatori Kim Jong Un, i cituar nga Agjencia Qend
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | TRE DITË FESTË ZYRTARE PËR FUNERALIN E AJATOLLAH ALI KHAMENEIT.
Teheran, Iran | “Autoritetet iraniane kanë shpallur tre festa zyrtare në Teheran në korrik për funeralin e Ajatollah Ali Khamenei, i cili sundoi Iranin për gati 37 vjet përpara se të vritej në sulmet ajrore izraelite dhe amerikane më 28 shkurt. Një homazh kombëtar është planifikuar në Teheran nga 4 deri në 6 korrik, gjatë të cilit gjithçka do të jetë e mbyllur në qytet”. Kështu tha zyrtari i komitetit organizues, Hassan Hassanzadeh, në një deklaratë. Pritet një turmë prej gat
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRIA E JASHTME: AGJENCIA NDËRKOMBËTARE E ENERGJISË ATOMIKE NUK DO TË VIZITOJË VENDET BËRTHAMORE TË BOMBARDUARA.
Teheran, Iran | “Nuk kemi pasur asnjë takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe nuk presim që agjencia të inspektojë objektet bërthamore iraniane të dëmtuara nga agresioni ushtarak amerikan dhe sionist”. Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, në një konferencë mediatike. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: E VLERËSOJ MBËSHTETJEN E SHBA-ës POR DUHET TË NDËRTOJMË AUTONOMI ARMATIMI; NUK KEMI MBARUAR ENDE ME IRANIN.
Jeruzalem, Izarel | “E vlerësoj shumë mbështetjen që kemi marrë nga miqtë tanë amerikanë, por duhet të çlirohemi nga varësia dhe të ndërtojmë sistemin tonë autonom të armëve. Dua autonomi në armatim. Tani po përballemi me Iranin dhe aleatët e tij. I kemi goditur. Nuk ka mbaruar ende, por varet nga forca jonë. Se ku do të jemi pas 30 vitesh varet nga forca jonë. Kjo është arsyeja pse ajo që po bëjmë tani është ndërtimi i një force edhe më të madhe”. Kështu tha kryeministri Ben
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATET E BASHKUARA ARABE | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: SHBA-ës NUK DO TË PRANOJNË TAKSA OSE TARIFA NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe | Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio përsëriti se Uashingtoni nuk do të pranojë taksa ose tarifa në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se do të përpiqet të sigurojë aleatët e Gjirit në lidhje me protokollin e marrëveshjes. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KRYENEGOCIATORI DHE KRYETARI I PARLAMENTIT MOHAMMED BAGHER GHALIBAF: IRANI DO TË MENAXHOJË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Teheran, Iran | “Të gjithë duhet ta dinë se menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit nuk do të kthehet kurrë në gjendjen që ishte para luftës. Sigurisht, rregullat ndërkombëtare do të respektohen, por Irani do të menaxhojë Ngushticën e Hormuzit”. Kështu tha kryenegociatori dhe kryetari i Parlamentit Mohammed Bagher Ghalibaf, i cituar nga entet mediatike shtetërore vendore. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


