top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA E KINËS | PRESIDENTI UILLIAM LAI ÇING-te (WILLIAM LAI CHING-te): PEKINI DUHET TË HEQË DORË NGA EKSPANSIONIZMI; TË ARDHMEN TONË E FORMËSOJMË VETË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Taipei, Republika e Kinës | Tajvani mbetet i gatshëm të angazhohet në dialog dhe bashkëpunim me Pekinin mbi bazën e barazisë dhe dinjitetit, me kusht që Republika Popullore e Kinës të heqë dorë nga ekspansionizmi i saj ushtarak në Ngushticë dhe detet përreth”.


Kështu tha presidenti i Republikës së Kinës, Uilliam Lai Çing-te (William Lai Ching-te), duke folur në një pritje për korrespondentët e huaj në Taipei.


Në fjalën e tij, presidenti vuri në dukje se viti 2026 shënon 30-vjetorin e zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta presidenciale në Tajvan.


Ai theksoi se, pavarësisht kërcënimeve me raketa nga RPK-ja, vendi e përfundoi procesin zgjedhor në vitin 1996.


Kjo ngjarje, i dërgoi një mesazh të qartë botës; sovraniteti i përket popullit dhe vetëm 23 milionë banorët e Tajvanit mund të vendosin për të ardhmen e tyre”, tha ai, duke riafirmuar gjithashtu qëndrimin e Taipeit se Republika e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës nuk janë të varura nga njëra-tjetra dhe se Tajvani nuk është pjesë e Republikës Popullore të Kinës.


Duke hedhur një vështrim prapa në tridhjetë vitet e fundit, presidenti Lai theksoi se si Tajvani ka vazhduar të formësojë të ardhmen e tij përmes zgjedhjeve demokratike dhe tranzicioneve paqësore të pushtetit midis partive të ndryshme.


Sipas tij, kjo rrugë tregon pakthyeshmërinë e sistemit demokratik të Tajvanit.


Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare ka njohur përparimin e vendit në fusha të tilla si demokracia, liria, konkurrueshmëria globale dhe rritja ekonomike.


Ai theksoi rolin strategjik të Tajvanit në ekonominë globale.


Ai deklaroi se vendi ka fituar besimin e partnerëve ndërkombëtarë falë kontributeve të tij në zinxhirët globalë të furnizimit, prodhimin e përparuar të gjysmëpërçuesve, aplikimet e inteligjencës artificiale dhe infrastrukturën e teknologjisë së informacionit.


Sipas presidentit Lai, këto suksese tregojnë se hapja ndaj botës dhe një angazhim ndaj demokracisë dhe lirisë i kanë mundësuar Tajvanit të arrijë prosperitet të qëndrueshëm.


Lidhur me situatën ndërkombëtare, presidenti Lai përshëndeti shenjat e stabilizimit të mundshëm në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për një përfundim të shpejtë të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.


Lidhur me Indo-Paqësorin, presidenti Lai falënderoi udhëheqësit e G7-ës që u takuan së fundmi në Evjan të Francës, për përsëritjen e kundërshtimit të tyre ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në dhe për refuzimin e përdorimit të forcës ose shtrëngimit në Ngushticën e Tajvanit.


Presidenti Lai deklaroi se Tajvani është gati të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ngushticë, por gjithashtu shprehu shpresën e tij se Shtetet e Bashkuara do ta zhbllokojnë sa më shpejt të jetë e mundur shitjen e armëve prej 14 miliardë $ për Taipein, akt i miratuar tashmë nga Kongresi, por i bllokuar nga presidenti Tramp (Trump), i cili e konsideron atë një kartë negociuese me Pekinin.


Duke përsëritur se Tajvani hedh poshtë bashkimin me Kinën, presidenti Lai argumentoi se përpjekjet e ishullit për të mbrojtur sigurinë e tij kombëtare, për të ruajtur sistemin e tij demokratik dhe për të kundërshtuar sundimin e Partisë Komuniste Kineze nuk duhet të konsiderohen si një provokim kundër Republikës Popullore të Kinës ose ta bëjnë Tajvanin të duket si një faktor paqëndrueshmërie në rajon.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page