LIBAN | MBI 16 TË VDEKUR NGA SULMET E FORCËS MBROJTËSE TË IZARELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Forca Mbrojtëse e Izraelit tha se kanë kryer sulme ajrore gjatë natës dhe kanë vazhduar të sulmojnë terroristët dhe infrastrukturën e Hezbollahut në disa zona të Libanit jugor”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Times of Israel”, duke shtuar se sulmet ishin një përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga grupi terrorist i mbështetur nga Irani.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit “Nna” (الوكالة الوطنية للإعلام) raportoi se të paktën 16 veta u vranë në sulmet ajrore izraelite.
“Armiku kreu disa masakra në agim në qytetet Sharqieh, Haruf dhe Kfarsir, në distriktin Nabatieh, pasi sulmet ajrore goditën shtëpitë pas mesnatës, duke rezultuar në shumë dëshmorë, të plagosur dhe të zhdukur.
Nabatieh-u dhe zona përreth përjetuan një nga netët më të vështira të agresionit të fundit, ndërsa armiku intensifikoi ndjeshëm sulmet e tij, …”, raportoi agjencia në fjalë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments