top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA: AUTORIZOJ VENDOSJEN E USHTRISË AMERIKANE PËR TË LUFTUAR NARKOTERRORISTËT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jun 19
1 min read

Kuito, Ekuador | Presidenti Daniel Noboa ka autorizuar vendosjen e kontingjenteve ushtarake nga vendet aleate në provincat më të prekura nga dhuna, për të mbështetur Bllokun e Sigurisë në luftën kundër trafikut të drogës dhe grupeve të armatosura.


Masa u formalizua me Urdhrin Ekzekutiv 424, i cili riafirmon ekzistencën e një konflikti të brendshëm të armatosur dhe forcon bashkëpunimin me shtetet partnere.


Sipas presidentit Noboa, vendimi është rezultat i muajve të tërë pune dhe diskutimesh me Departamentin amerikan të Luftës.


“Nga sot, narko-terroristët do të duhet të përballen me një Ekuador më të fortë dhe më të përgatitur, një Ekuador që nuk lufton më vetëm”.


Kështu tha presidenti Daniel Noboa.


Dekreti gjithashtu u jep imunitet personelit të huaj të përfshirë në operacione dhe parashikon mundësinë e faljeve ose uljes së dënimeve për ushtarakët, policinë dhe civilët e përfshirë në mbrojtjen e shtetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page