IRAN | KRYETARI I PARLAMENTIT DHE KRYENEGOCIATORI MOHAMMAD BAGHER GHALIBAF: BISEDIMET ME SHBA-ës JANË TË LIDHURA ME VIJAT TONA TË KUQE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19
- 1 min read
Teheran, Iran | “Siç e kemi demonstruar gjatë negociatave të kaluara, ne jemi të vendosur në respektimin e kushteve të përcaktuara dhe vijave të kuqe dhe në ndjekjen e interesave të kombit iranian”.
Kështu tha kryetari i parlamentit dhe kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Irna”.
“Nëse armiku përpiqet të tejkalojë kufirin, ne kemi treguar se e kemi gishtin te këmbëza dhe nuk do të hezitojmë t'i japim një përgjigje shkatërruese armikut”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments