LIBAN | MBROJTJA CIVILE: TË PAKTËN 16 TË VDEKUR + 12 TË PLAGOSUR NGA SULMET IZRAELITE.

Bejrut, Liban | “Të paktën 16 persona janë vrarë në sulmet izraelite në rajonin jugor të Nabatieh-ut”.
Kështu njoftoi Mbrojtja Civile Libaneze.
“Ekipet e Mbrojtjes Civile, të mobilizuara që nga orët e para të mëngjesit në lagjen Nabatieh në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme në zonë pavarësisht armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, transportuan 16 të vdekur dhe 12 të plagosur në spital”, tha ajo në një deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments